• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alket Rizai nga leja në arrati, por zbulohet edhe në pamjet e një vrasjeje të bujshme brenda Burgut të Domokosit! Kamerat e filmuan, dyshohet se…

by A. Q
19/09/2026 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Rizai, i cili është arratisur nga burgu në Greqi dhe ende nuk është kapur, dyshohet se mund të ketë qenë i pranishëm në vrasjen e një të burgosuri në burgun e Domokosit, më 15 shkurt 2026.

Sipas televizionit grek SKAI, dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë e kanë kapur 47-vjeçarin në ambientet ku u vra me tre plumba në kokë Antonis Papadatos.

Për vrasjen akuzohet një i burgosur bullgar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa në paraburgim ndodhet edhe shefi i sigurisë së burgut, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes dhe dyshohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Sipas pamjeve të kamerave, bullgari e nxori Papadatosin nga sektori ku mbahej dhe e shoqëroi drejt zyrës së shefit të sigurisë. Në të njëjtën kohë, drejt këtij ambienti u nis edhe Rizai, i shoqëruar nga disa të burgosur të tjerë. Kamerat kanë regjistruar shefin e sigurisë duke u përqafuar me Rizain, përpara se viktima të dërgohej në një dhomë ku nuk kishte kamera sigurie.

Pikërisht aty, Papadatos u qëllua me një plumb në pjesën e pasme të kokës dhe dy të tjerë në fytyrë. I burgosuri bullgar ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen, duke pretenduar se Papadatos kishte tentuar të vriste shefin e sigurisë dhe se arma ishte shkrepur gjatë përpjekjes së tij për ta çarmatosur. Megjithatë, sipas SKAI-t, policia dhe gjyqtari hetues dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një vrasje me pagesë.

Rizai mohon të ketë qenë në dhomën ku ndodhi krimi, por një punonjës i burgut ka dëshmuar se e ka parë të dilte prej saj pas të shtënave.

“Në një moment dëgjova të shtëna që vinin nga ambienti i zyrës së vjetër të shefit të sigurisë. Pashë që i pari doli Alket Rizai…”, ka deklaruar punonjësi.

Sipas televizionit grek, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në këpucët e Rizait dhe gjurmë baruti në rrobat e tij.

“Unë jam i pastër dhe nuk kam frikë nga asgjë. Nuk isha brenda zyrës së vjetër të shefit të sigurisë në momentin kur u krye krimi. Nuk kisha asnjë arsye të përzihesha në një çështje të tillë, as për gjithë paratë e botës”, ka deklaruar Rizai.

Pavarësisht dëshmive dhe gjurmëve të raportuara, ai nuk është akuzuar për vrasjen dhe në këtë çështje ka statusin e dëshmitarit.

Ndërkohë, pas arratisjes së tij nga burgu prej 14 shtatorit, autoritetet greke dyshojnë se Rizai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve nga Policina greke, vendndodhja e tij e fundit është lokalizuar në Greqinë Veriore, nga ku mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin. Kjo pistë ende nuk është konfirmuar.

Emri i Rizait është përmendur gjithashtu në lidhje me një incident me të shtëna me armë në një lokal plazhi në Anavyssos, në Greqi. Rizai kishte dalë nga burgu i Domokosit më 7 shtator, pasi kishte marrë një leje 7-ditore.

Ishte hera e 16-të që përfitonte leje gjatë pesë viteve të fundit dhe në të gjitha rastet e mëparshme ishte kthyer në burg. Por këtë herë, gjatë lejes, ai dyshohet se u përfshi në një përplasje me armë në një lokal plazhi në Anavyssos.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 13 shtatorit. Sipas mediave greke, Rizai ndodhej në lokal me dy persona të tjerë. Rreth orës 05:00, ata dolën në parking dhe vendosën muzikë me volum të lartë në makinë.

Pronari i lokalit u kërkoi ta ulnin zërin, por debati përshkallëzoi në përleshje. Rizai dyshohet se nxori armën dhe qëlloi në ajër, ndërsa një shtetas afgan, që dyshohet se punonte si roje sigurie, hapi zjarr në drejtim të tij. Nga të shtënat mbetën të plagosur dy punonjës të lokalit, një grek 20-vjeçar dhe një pakistanez 41-vjeçar.

Pas ngjarjes, Rizai u largua me makinë së bashku me dy personat që e shoqëronin. Të hënën, më 14 shtator, ai nuk u kthye në burg në përfundim të lejes dhe u shpall zyrtarisht i arratisur.

Next Post
Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In