• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alimehmeti: Omicron ende s’është mbizotërues, brenda pak javësh dominon deltën! Numri i shtrimeve në spital në rënie

by Java News
27/12/2021 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet më shpejtësi në të gjithë globin, por në Shqipëri, epidemiologu lir Alimemeti thotë se ende nuk është bërë mbizotërues. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Alimehmeti tha për Report Tv se Omicron brenda pak javësh do të bëhet dominant ndaj Deltës në vendin tonë, duke qenë se përhapet me shpejtësi. Sipas tij, nuk ka vend për panik pasi Shqipëria ka marrë eksperiencën e vendeve të tjera që janë përballur me valën e infektimeve të Omicron.

“Patjetër që ka më shumë, ato janë rastet që e vendosën Shqipërinë zyrtarisht në rastet me OMICRON. Në pak javë arrin të rrisë rastet, të largojë deltën dhe të bëhet mbizotërues, por kjo nuk është ende në Shqipëri. Ne jemi pak më vonë nga pikëpamje epidemiologjike, jemi gjithmonë më vonë sepse fillimisht shkon tek vendet ku ka më shumë fluturime, kontakte. Omicron është shumë i shpejtë, megjithatë ne për momentin i hedhim sytë nga Anglia sepse është e para që ka pasur spostim të deltës, Omicron ka dominuar Londrën të parën, por është përhapur në Angli, Skoci, Irlandë. Duket që është dominant, por nga ana tjetër ka më pak risk për mbushjen e spitaleve. Nuk do jetë një situatë alarmi, e vumë re në Afrikë, tani Angli, nuk po duket kjo nevojë të dalë, do ta shohim edhe në Europën Lindore, pak a shumë i kemi marrë mësim“ tha Alimehmeti në Report Tv.

Alimehmeti shpjegoi se nuk pritet të ketë rritje të rasteve spitalore nga Omicron pasi ky variant nuk është shumë agresiv. Ai tha se aktualisht në spitalet COVID ka një ulje të shtrimeve.

“Rastet nuk janë të rëndësishme, janë të rëndësishme numrat spitalor.. Ne do shohim përqindjen në pozitivitet të testeve, e kemi mbi 10%, nuk është i vogël. Kjo është kush kërkon gjen, ne s’po kërkojmë. Spitali është kyç. Nëse në muajt tetor-nëntor mesatarja nuk binte poshtë 140, aktualisht jemi 120. Është numër i rëndësishëm, por është një trend në zbritje. Kjo është akoma pa hyrë mirë Omicron. Nuk pres ndonjë gjë të madhe sa i përket rasteve spitalore”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu Alimehmeti tha se tek fëmijët me sëmundje bashkëshoqëruese është e nevojshme marrja e vaksinës anti-COVID në mënyrë që ata të ruhen nga format e rënda të virusit.

“Këta që shtrohen shumica janë fëmijë me sëmundje. Nëse kemi një fëmijë që ka sëmundje të ndryshëm ka indikacion të vaksinohen. Vendimi jonë i ngjanë vendimit të Britanisë së Madhe që flet për fëmijët e sëmurë ndërsa për të shëndetshmit nuk duket të ketë një arsye”, vijoi ai./m.j

Next Post
Berisha, shpresa e vetme e Moskës dhe Beogradit për destabilizim

Ultimatumi i 5 janarit/ Ngjela: Saliu është i humbur, më kë do e bëjë revolucionin me ‘Hupja Dupja Shupjat’, që i venë nga pas?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com