• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alimehmeti: Kemi 13 vite në opozitë! Atyre që na ndjekin akoma u duhet ngritur monument!

by A R
05/12/2025 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për RTSH24, foli mbi lëvizjen e re politike që po ndërmarrin disa figura të PD-së, e cila nga disa brenda selisë blu është interpretuar si “foltorja paralele”.

Alimehmeti sqaroi se iniciativa nuk është tentativë për fraksion apo lëvizje kundër kryetarit të PD-së, por një përpjekje për të energjizuar një pjesë të demokratëve që, sipas tij, nuk ndihen të përfaqësuar.

“Absolutisht nuk mbështes përçarjen. E di shumë mirë se ku ka shkuar PD-ja. Në prill të vitit 2022 kam qenë pjesë e Rithemelimit të drejtuar nga z. Berisha, që atëherë prodhoi frymë të re, hapje dhe meritokraci, gjë që çoi te protesta e 7 korrikut. Por rrugës pati situata kur ato premtime nuk u realizuan mjaftueshëm”, u shpreh ai.

Alimehmeti theksoi se mungesa e meritokracisë ka krijuar ftohje te demokratët dhe se është e domosdoshme “ringjallja” e strukturave. Ai shtoi se momenti aktual lidhet me përfundimin e proceseve zgjedhore dhe publikimin e raportit të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, foli qartë për garë të pabarabartë dhe fenomenin e asaj që ai e cilësoi si “parti-shtet”.

“Pse në këtë moment? Sepse pas 11 majit, ne u morëm gjithë kohës me pjesën e garës elektorale deri sa doli raporti i OSBE/ODIHR.

Që foli shumë qartë për garë të pabarabartë dhe partinë shtet që ne kishim përballë. Më pas kishim dhe një fushatë të vogël të pjesshme, Tirana nuk u bë dot, por ishin 5 bashki të tjera fushatë deri në nëntor. Prisnim protesta të fuqishme për situatën Balluku. Nga ky aspekt priteshin reagime më të forta”, tha ai.

Duke folur për qëndrimin e tij brenda PD-së, ai nënvizoi se nuk kanë marrë autorizim zyrtar nga Këshilli Kombëtar, por ndihen të detyruar të reagojnë.

“Nuk kemi marrë autorizim zyrtar nga Këshilli Kombëtar i PD. Ne shohim problematikën dhe s’mund të rrimë pa bërë gjë.

Jam brenda PD dhe punoj për PD në mënyrën si unë e mendoj më të qartë. Unë shoh që linja zyrtare nuk funksionon”, shtoi ai.

Alimehmeti konfirmoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryedemokratin Sali Berisha dhe kujtoi se e ka votuar atë dy herë për lidershipin e PD-së. Sipas tij, ndërhyrja është e domosdoshme për shkak të sfidave të thella që ka sjellë opozitarizmi i gjatë.

“T’i themi disa të vërtetë. Ne jemi në vitin e 13-të të opozitës. Demokratët që vazhdojnë qëndrojnë në struktura janë për tu ngritur në momument. Nuk janë strukturat aq të detajuara në çdo nivel sa mendohet nga jashtë.

13 vite opozita nuk janë pak, krijohen vështirësi, vakume, kalon dhe mosha. Ne e dimë dhe emigrimin masiv sa ka ndikuar”, theksoi Alimehmeti.

Ai theksoi se PD duhet të dalë te njerëzit dhe të kërkojë anëtarë të rinj, duke mos u mjaftuar vetëm me strukturat aktuale, të cilat janë dobësuar edhe nga emigracioni masiv.

Pyetur nëse e konsideron veten pjesë të bërthamës së PD-së, Alimehmeti u shpreh: “Jam në periferi. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili nuk është mbledhur prej nëntë muajsh. Nuk jam i angazhuar në këtë drejtim, prandaj kërkojmë të zbatohet kriteri i meritokracisë siç ishte premtuar.”

Next Post
Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In