• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

by E B
16/05/2026 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokrati Ilir Alimehmeti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa komentoi zhvillimet brenda PD-së, sa i takon debatit për garën për kryetar të kësaj force politike.

Alimehmeti e përsëriti dhe një herë qëndrimin e tij publik se nuk kishte ambicie për të kandiduar përballë Berishës, për kryetar të PD.

Ai pohoi se nëse do të kishte një kandidat tjetër, gara do të kishte qenë më interesante.

“Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për kryetarin. Nuk është sistem perfekt, ka mangësitë e veta. Por kështu është vendosur nga statuti. Më pas elektorati ka të drejtën e vetë brenda një partie që të shohë totalin dhe të marrë vendimet e veta. Ka dhe mendim ndryshe në anëtarësi. Mund të kishte dhe votë në një masë ndryshe. Por se kam pasur dyshim që nuk do të konfirmohej Berisha në krye të PD. Po mendoj se ka dhe figura të tjera. Fitojmë apo jo, kjo është çështje tjetër. Kush është në nivele kryesuese, kryetar degësh, siç patëm zotin Elezi. Për një platformë fituese do të duhej një punë më e gjatë. Nuk po shoh që të jetë dikush që të ofrojë një propozim serioz në këtë aspekt total. E kuptoj dashamirësinë, por duhet të kuptohet dhe ambicia e personit përkatës. Nuk e kam këtë ambicie. Kam tjetër objektiv, e kam treguar qartë me vite. Objektivi im ka qenë i drejtuar drejt Tiranës. Ambicia e kryetarit të PD dhe nesër kryeministër, është tjetër lloj çështje, gare, territorialisht më e gjerë. Mendoj se ka njerëz më të avancuar.”, tha ai.

Next Post
Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com