• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alimehmeti: Ky takim, frymë për të përmirësuar PD dhe të flasim me votuesit! Jemi parti e lirë

by Os De
03/12/2025 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë, më 3 dhjetor, në qytetin e Durrësit, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të demokratëve, duke theksuar nevojën për një PD më të fortë dhe më të bashkuar.

“Ne kemi nevojë ta hedhim këtë regjim sa më parë. Duhet të mendojmë për fëmijët dhe nipërit tanë. Nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral nga kjo qeveri. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant… Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë”,

Morali është i pari dhe me këtë moral duhet të bashkojmë idetë tona, t’i diskutojmë, sepse nuk ka mendime të gabuara, kjo është parti e lirë,” u shpreh Alimehmeti, duke theksuar se PD duhet të jetë hapësirë e mendimit të lirë dhe e përpjekjes për përmirësim.

“Si mund të jemi ne mirë para këtyre situatave?! Duhet ta themi të vërtetën, jo nuk jemi mirë! Ne kemi nevojë absolutisht ta hedhim këtë regjim një orë e më parë. Sa më shumë e lëmë aty këtë regjim, aq më shumë ky na kalb ne e heq të ardhmen e fëmijëve tanë. Se shumë prej nesh mund të thonë se na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët tanë, për nipërit tanë. Çfarë e dallon të djathtën nga e majta? E djathta vendos Shqipërinë pasa Shqipërisë, e majta vendos partinë për të zvatur Shqipërinë. Kjo është e mira jonë dhe ne mendojmë se do të bëjmë më të mirën e mundshme.”, tha ai.

Alimehmeti shtoi se duhet ti drejtohen qytetarëve me “shpirt e me zemër”, sepse vetëm kështu mund të kenë besimin e tyre.

Takimi në Durrës ishte pjesë e turit të nisur nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ka shpallur synimin për të ringritur, fuqizuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike. Atij iu bashkuan një sërë figurash të larta brenda PD-së, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti, duke dhënë mesazhin se fryma e bashkimit dhe e rinovimit është e domosdoshme për të ardhmen e partisë.

Next Post
Foltorja nga Durrësi/ “Partia duhet të hapet që të mundë Ramën!” Salianji “trazon” PD: Demokratët të lodhur, ndryshimi nis këtu

Foltorja nga Durrësi/ “Partia duhet të hapet që të mundë Ramën!” Salianji “trazon” PD: Demokratët të lodhur, ndryshimi nis këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In