Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë, më 3 dhjetor, në qytetin e Durrësit, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të demokratëve, duke theksuar nevojën për një PD më të fortë dhe më të bashkuar.
“Ne kemi nevojë ta hedhim këtë regjim sa më parë. Duhet të mendojmë për fëmijët dhe nipërit tanë. Nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral nga kjo qeveri. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant… Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë”,
Morali është i pari dhe me këtë moral duhet të bashkojmë idetë tona, t’i diskutojmë, sepse nuk ka mendime të gabuara, kjo është parti e lirë,” u shpreh Alimehmeti, duke theksuar se PD duhet të jetë hapësirë e mendimit të lirë dhe e përpjekjes për përmirësim.
“Si mund të jemi ne mirë para këtyre situatave?! Duhet ta themi të vërtetën, jo nuk jemi mirë! Ne kemi nevojë absolutisht ta hedhim këtë regjim një orë e më parë. Sa më shumë e lëmë aty këtë regjim, aq më shumë ky na kalb ne e heq të ardhmen e fëmijëve tanë. Se shumë prej nesh mund të thonë se na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët tanë, për nipërit tanë. Çfarë e dallon të djathtën nga e majta? E djathta vendos Shqipërinë pasa Shqipërisë, e majta vendos partinë për të zvatur Shqipërinë. Kjo është e mira jonë dhe ne mendojmë se do të bëjmë më të mirën e mundshme.”, tha ai.
Alimehmeti shtoi se duhet ti drejtohen qytetarëve me “shpirt e me zemër”, sepse vetëm kështu mund të kenë besimin e tyre.
Takimi në Durrës ishte pjesë e turit të nisur nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ka shpallur synimin për të ringritur, fuqizuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike. Atij iu bashkuan një sërë figurash të larta brenda PD-së, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti, duke dhënë mesazhin se fryma e bashkimit dhe e rinovimit është e domosdoshme për të ardhmen e partisë.











