• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alida Hisku: Hetuesit ishin përbindësha, ja e vërteta e krushqisë në Bllok

by Ben Andoni
29/10/2015 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin të shumta thashethemet për arrestimin e Alida Hiskut gjatë regjimit komunist. Një prej tyre ishte edhe ai, se Hisku u arrestua sepse refuzoi një krushqi në Bllok.

Por, si është e vërteta, sipas hiskut: “Në atë kohë ishte e vështirë të gjeje të vërtetën. Akoma më e vështirë është sot e kësaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit të zërave keqdashës. Për t’i rënë shkurt, asgjë nuk ishte e vërtetë. Ishte shpifje, një thashethem i rëndomtë, i adresuar vetëm për të lënduar zemra njerëzish… “, thotë ajo për Panorama.

Ajo ndërkohë tregon se si u arrestua dhe çfarë u tha hetuesve në qelitë e Brakës. “Nuk e di si operohej në rastet e tjera me procedurën e arrestit, por mua asnjëherë nuk më komunikuan një urdhër të tillë. Pasditen e 13 qershorit 1983, njëri nga zyrtarët e shkollës më tha se dikush më kërkonte në qendër të Konispolit. Aty dy xhentillmenë më ftuan në xhipin e tyre dhe bashkë me ta shkuam në Sarandë.

Pastaj nga Saranda drejt e në Tiranë, direkt e në qelitë e Brakës. Disa ditë, javë, e muaj aty… Kur të thërrisnin në polici nuk të qerasnin me kafe.

 Të nxirrnin një letër përpara e të urdhëronin ta firmosje, për të konfirmuar rrëfenjat e tyre. Në të kundërt, të hidhnin një batanije përsipër që mos t’i dalloje dhe fillonin formalitetet me shkelma brinjëve e në fytyrë.

Në rastin tim përballja ishte e tmerrshme. Si tani e kam para syve tërbimin e hetuesit bastard. Sa vinte përballë, fillonte të njëjtin refren: Çfarë lidhje ke pasur me Fiqirete Shehun?…për këtë kemi fakte !!

Sa herë keni shkuar në shtëpinë e kryeministrit??… për këtë kemi fakte !! Kush bën pjesë në grupin tuaj?….edhe për këtë kemi fakte.!! Kush është drejtuesi dhe si vepron rrjeti juaj?….! Nuk dija ç’tu thosha. Në thelb, unë këngëtarja e muzikës së lehtë akuzohesha si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut. Çudia vetë! Hetuesit silleshin si përbindësha.

 Skërrmiteshin sikur kishin përballë një superkriminel. Çirreshin, bërtisnin e përgjigjeshin po vetë. Avazi i tyre vazhdonte për orë të tëra. Seancat maratonë riktheheshin pas mesnate. Nuk di sa vazhdoi kështu, pasi një çast humba ekuilibrin mendor dhe përfundova në psikiatri… “, thotë Hisku.

Ajo tregon edhe si e detyruan të atin, që ta mohonte si vajzë pas arrestimit. “Fill pas izolimit tim për veprimtari armiqësore, filluan të mbajnë në mbikëqyrje babain. Një ditë e thirrën zyrtarisht në Komitet dhe i shtruan dilemën e tmerrshme: Ose dorëzo dokumentin e partisë ose moho Alidën!

I gjendur përballë një situate të tillë, im atë me zgjuarsi zgjodhi alternativën e dytë, për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes e të fisit. Për raste të kësaj natyre, në atë kohë, sidomos kur ishte fjala për penalizime politike, të stërgjynosnin në internim me kuç e me maç, në një fshat të skajshëm.

Për t’i shpëtuar katastrofës, por për t’u kujdesur edhe për mua që kisha përfunduar në sallonet e psikiatrisë, babai kamufloi qëndrimin dhe “de juro” më bëri hasha, si i thoshin rëndom në atë kohë. Në fakt, kjo sjellje imponuese ishte sa për sy e faqe, pasi ai nuk rreshti të më gjendej pranë në momentet më të rënda të jetës.

Më shumë se prind i dashur, im atë për mua ishte një shok i afërt. Ai më kuptonte më mirë nga kushdo, aq sa merreshim vesh edhe pa komunikuar. Sidoqoftë, tek ai kjo ngjarje dramatike nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë. U thinj e u plak para kohe im atë”, thotë Hisku. Ajo tregon më tej se nga torturat përfundoi në çmendinë.

“Thirrja e papritur në polici pasoi me një dramë të tmerrshme. Nga seancat e hetimeve në qelitë e Brakës, kam fiksuar vetëm përballjet e fillimit. Kur jam kthjelluar, e kam parë veten mes bluzave të bardha. Edhe sot e kësaj dite nuk e di si kam përfunduar aty.

Mbaj mend që njëra nga kujdestaret e turnit, më tregoi kur e pyeta se ndodhesha në spitalin pesë.

Pra, në çmendinë, siç i thoshim rëndom. Kush më kishte çuar dhe në çfarë rrethanash isha gjendur në ato “qeli” të bardha, nuk ma shpjegoi kush. Aty kam bërë me qindra gjilpëra. Ndër të parët që më vizitoi ishte babai. Në të gjitha rastet vinte natën, si dikur ilegalët. Më përqafonte me lot në sy e shpesh më pyeste:

 Ç’ndodhi me ty bija ime? Çfarë ke bërë? Ç’ti thosha?! Mbyllja sytë e mundohesha të tregoja çfarë më kujtohej. E nisja nga Konispoli, risillja në kujtesë udhëtimin misterioz me xhipin e Sarandës, pastaj çastet befasuese në zyrën e Fize Bozhekut në Komitetin e Partisë numër tre dhe së fundi britmat në qelitë e Brakës”, kujton ajo.

Next Post

BE 30 mln euro për politikat sociale, Klosi: Pa mbështetje financiare, reformat do jenë të mangëta‏

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

June 30, 2026
Protesta e 31-të/ Pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 31-të/ Pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 30, 2026
Pelikanët pushtojnë një universitet?

Pelikanët pushtojnë një universitet?

June 30, 2026
Aksident me tre të plagosur në aksin Pogradec-Lin, një person bllokohet brenda mjetit

Aksident me tre të plagosur në aksin Pogradec-Lin, një person bllokohet brenda mjetit

June 30, 2026
Kina dhe BE lançojnë zyrtarisht mekanizmin e konsultimit për tregtinë dhe investimet

Kina dhe BE lançojnë zyrtarisht mekanizmin e konsultimit për tregtinë dhe investimet

June 30, 2026
Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

June 30, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

June 30, 2026
Kryepiskopi Joan: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

Kryepiskopi Joan: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

June 30, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi 36-vjeçar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi 36-vjeçar

June 30, 2026
Tensionet në protestë/ “Nuk u ushtrua dhunë në komisariat”, Goxhaj flet pas lirimit: Nuk pranuam të takojmë Avokatin e Shtetit!

Tensionet në protestë/ “Nuk u ushtrua dhunë në komisariat”, Goxhaj flet pas lirimit: Nuk pranuam të takojmë Avokatin e Shtetit!

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In