• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alibia e paqtimit kombëtar

by A R
22/11/2015 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka bërë për herë të parë pas shumë kohësh njerëzit kryesorë të shtetit shqiptar. Të mendosh se, ka prej tyre, që deri më tani kanë folur për njëri-tjetrin më keq se për ISIS-in, të vjen të qeshësh. Anipse tashmë halli është i përbashkët: Terrorizmi. Duket pak e stisur si urgjencë kombëtare, në morinë e urgjencave potenciale, kurse pasi presidenti në vend të mediatizimit, mund ta ruante ta kishte këtë si mbledhje permanente. Dhe, jo thjesht për kërcënimin e përbashkët ndaj terrorizmit, por e përsërisim edhe për shumë e shumë shqetësime me të cilat përballen shqiptarët sot dhe që u përplasen para fytyrës për çdo ditë.

Presidenti Nishani, më i dobëti syresh në rreshtin e kolegëve të tij në historinë shqiptare jo vetëm që se ka shfrytëzuar tagrin e tij për sheshimin e shumë problemeve të jetës shqiptare, ardhur nga politika por është edhe krejt jashtë shqetësimeve, që ka sot realisht vendi. Dhe, nëse është e vërtetë, siç pretendon se edhe përgjohet, kjo të bën të kuptosh edhe tagrin që mund të ketë mbi palët. Ndaj, mbledhja me këtë temë i bëri shqiptarët të mendojnë se këta burra shteti para rrezikut të përbashkët të mos e barazojnë Islamin me terrorizmin, por edhe t’i japin fund duartrokitjes pa fund dhe shpalljes së harmonisë fetare, kudo e vend e pa vend.

Sot, një nga problemet reale është që të arrihet të kthehen raportet ndërfetare në Shqipëri sipas traditës. Të kujtojmë atë që ndodhi me Censusin dhe ku komunitetet nuk e ngritën zërin për uljen drastike të komunitetit ortodoks; shqetësimet e komunitetit katolik, kur vinte puna për nëpërkëmbjen e Nënë Terezës, që mbi të gjitha përbën një simbol kombëtar. Apo fushatat ndaj myslimanëve që fryhen gjithnjë nga burime kinse të panjohura.

Duke mbajtur argumentin e religjionit: Ka ardhur dhe ka shkuar koha që komuniteteve duhet t’u shikohen shumë gjëra në ditët tona. Ishte e frikshme ajo që thoshin autoritetet myslimane për disa xhami, që nuk i kishin nën juridiksion. Apo dhe vetë sjelljen e shumë klerikëve që duken gjithnjë e më shumë politike.  Ndërkohë që shteti vetë e ka tepruar me lojën e lodhshme me pronat e tyre dhe mos respektimin në thelb të instancave të kulteve, që duhet të përkrahen realisht në praktikë, kur ka klerikë të tillë që përçajnë. Ka ardhur koha që fetë që lidhen me Abrahamin, që ngrihen mbi bazën teologjike e praktike të një dialogu të mirëfilltë, të komunikojnë si duhet me politikanët për të ardhmen me anë të dialogut.

Vetëm se kjo bëhet edhe kur dialogu ka kahe të dyfishta, në këtë rast dialogu mund të ushqehesh si duhet edhe nga presidenti i vendit, që një mbledhje të tillë të Këshillit të Sigurimit ta bënte pa bujë mediatike për të ardhmen tonë… për një paqtim të vërtetë kombëtar.

Next Post

Horoskopi 23 Nëntor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In