Protesta e 26 majit e paralajmëruar nga opozita, nuk i ka bërë bashkë partitë më të mëdha opozitare, PD-LSI.
Si shpesh herë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë jashtë linjës së PD.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se qytetarët do të udhëheqin opozitën në protestë, shkruan cna.al
Ndërsa krejt të kundërtën ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.
Teksa ka folur për protestën, Alibeaj ka thënë se detyra opozitës është ta thërrasin dhe ta prijnë protestën.