• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alibej vijon rrëfimin: Takimi me Sokol Sanxhaktarin për cilësinë e drogës,  ja kush ishin dy “kokat” e trafikut të kokainës

by B K
29/05/2025 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Erion Alibej ka vijuar dëshminë si bashkëpunëtor i drejtësisë në GJKKO, teksa ka rrëfyer për takimet me Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin (dhëndrin e dënuar për vrasje të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini).Gjithashtu ai ka dhënë detaje me rëndësi hetimore sipas SPAK, edhe për aktivitetin kriminal në trafikun e drogës në Europë nga vëllezërit Çopja.

Alibej tha se Hajdar Çopja bënte trafik me “kuaj droge” nga Gjermania për në Angli dhe më gjerë, kurse i vëllai, Franci, ishte vendosur në Totenham, nga drejtonte të gjithë biznesin me telefon. Alibej rrëfeu vështirësitë e para, emigrimin në Angli te xhaxhai, Arben Dylgjeri, punën me drogë për të larë borxhin e vëllait, Endritit, ngritjen e punës dhe aktiviteti që bënin vëllezërit Çopja.

“Kur erdhi Sueli tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarin, më tha Endriti do i takojmë se janë për një cilësi droge, e takova ftohtë Suelin. Këmbëngula të ikja në Angli për të punuar, sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja t’i lante, shkova me kamion, në fillim ndenja tek xhaxhai Arben Dylgjeri, se kishte idenë ça pune do bëja, kisha mundësi të furnizohesha dhe shitja kokainë, por hasa vështirësi për shtëpi, Hajdar Çopja bënte transport me kuaj rruge shumë të sigurt, nga Gjermania bëhej nisja, deri në Belgjikë e Holandë”, ka vijuar rrëfimin bashkëpunëtori i drejtësisë.

Më tej ai rrëfeu edhe se si e ngriti punën atje, larjen e borxheve dhe biznesin e madh ilegal të drogës që ngritën Çopjat në Angli.

“Në Angli shkova dhe tek shtëpia e Franc Çopjas, që rrinte në Totenham, e kontrollonte punën me telefon, shkova te një agjenci për shtëpi e mora dhe fillova të punoj shumë mirë, arrita të laj një borxh shumë të madh që kishte Endriti në atë kohë, punën e ngrita të mirë dhe të madhe, saqë rashë në sy dhe po m’u përmendte emri, ishte kohë krize, se s’kishte shumë mall e po kapeshin shumë dërgesa, punova me shumë shqiptarë atje, i pari që bashkëpunova atje ishte një Ylli nga Rrogozhina dhe Klodi nga Durrësi. Në Angli pas disa kohësh erdhi një Ilir Lloshi, që bënte organizimin e punës për Hajdar dhe Franc Çopjan, më tha që Francit i ndodhi një problem me transportin e kuajve të drogës e ju kap një ngarkesë”, u shpreh Alibej në GJKKO.

Next Post
Siguria në shkolla/ Certifikohen 77 oficerë të rinj, Manastirliu: Rrisim në 400 numrin e tyre

Siguria në shkolla/ Certifikohen 77 oficerë të rinj, Manastirliu: Rrisim në 400 numrin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com