Enkelejd Alibeaj këmbëngul se vettingu i politikaneve nuk ka lidhje me funksionin e BKH dhe SPAK. I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, deputeti i PD argumentoi se SPAK dhe BKH bëjnë hetim penal ndaj deputëve ndërsa vettingu i politikanëve, nisëm kjo e PD, synon hetimin administrativ të tyre.
Alibeaj shtoi se ky vetting do të jetë një barrë prove e politikanëve para qytetarëve për pasurinë që ata kanë dhe lidhjen me krimin. Alibeaj mbrojti tezen e Bashës përse hetimi i familjarëve të politikanëve nuk është përfshirë në projektligj.
Deputeti i PD shtoi se vettingu në politike ka një rëndësi të madhe, pasi secili nga ne duhet të japë çdo detaj në lidhje me atë që përfaqëson njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët. Politikanët pa dallim të majtë apo të djathtë të provojnë se nuk kanë lidhje me krimin dhe të deklarojnë pasurinë e tyre.
/b.d