• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj ‘vendos veton’ në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk ka asnjë shans të pranojmë “primin”

by Java News
14/02/2024 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk do ta pranojë në mënyrë kategorike “Primin”. Këtë garanci e ka bërë të qartë sot bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj. Gjatë diskutimit në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Alibeaj tha se “nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin”.

“Në kushtetutën shqiptare ka vetëm një parim, barazia e votës. Barazia e votës e kuptuar jo thjesht që vota e cdo qytetari të peshojë njësoj, por edhe sa i përket konvertimit të votës së qytetarëve në mandate. Lidhur me primin, sot që po flasim sistemi që kemi në vetvete në mënyrë okulte e përmban një prim që ka deformuar edhe rezultatin e zgjedhjeve” – tha Alibeaj.

Alibeaj tha se sistemi aktual përmban një prim okult. Ai solli si shembull zgjedhjet e fundit ku partia që fitoi zgjedhjet e 2021 ka marrë në mënyrë parazitare 6 mandate deputetësh.

“Sot partia që ka rezultuar fituese në 2021 ka marrë vetëm 48% të votës së qytetarëve. Do të duhet të kishte 48% të mandateve në Kuvend të 140, pra diku te 68 mandate. Ka 74, pra ka marrë 6 deputetë në mënyrë parazitare. Ky është primi okult, prandaj ne jemi kundër” – u shpreh Alibeaj.

Deputeti demokrat gjithashtu është shprehur se më mirë sistemi të jetë me koalicione, pasi sipas tij koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë që merr gjithçka.

“Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin. Nëse doni të dini për mua, është mirë sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që t’i bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë që merr gjithçka” – tha më tej Alibeaj.

/f.s

Next Post
Vrasja në Elbasan dhe vila 700 mijë euro në Gjirin e Lalzit, akuzat e forta mes Bardhit dhe Nokës

Vrasja në Elbasan dhe vila 700 mijë euro në Gjirin e Lalzit, akuzat e forta mes Bardhit dhe Nokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In