• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj tregon “muskujt”: Do ta marrim forcërisht Edi Ramën, nëse s’vjen në komision hetimor

by Java News
19/10/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike Enkeljd Alibeaj, fakti se emigrantëve u hoq e drejta për të votuar është e mjaftueshme për të thënë se zgjedhjet u cënuan.

I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon, Alibeaj  tha se është e drejta e opozitës që të ngrejë komisionin hetimor  për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë për aq kohë sa drejtësia nuk e bën.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse kryeministri Rama i cili është i ftuar si dëshmitar në këtë komision nuk paraqitet, Alibeaj tha se do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty.

“Ke hequr të drejtën e emigrantëve për të votuar. Mjafton kjo për të thënë se zgjedhjet janë cënuar. Pse i shpërndave miliona euro 2-3 muajt e fundit ndërkohë që i le 2 dimra në çadra? Në momentin që bie  një fatkeqësi ndihma e qeverisë duhet të jetë e menjëhershme. Javët e fundit janë dhënë para jo vetëm pë ata që janë dëmtuar. Përse jepet vetem pak kohë para zgjedhjeve? Është mburrur për të gjitha fondet që BE-ja dha. Si ka mundësi që bën 13 mijë punësime para zgjedhjeve me kontrata të përkohshme ndërkohë që shqiptarët po ikin nga papunësia? Ne kemi filluar këtë komision për të hedhur dritë. Dhe përse të dhënat tonë duhet të jenë në dorë të PS-së para zgjedhjeve? Opozita e vjedhur, është terrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet.  Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”- tha ai.

Më tej Alibeaj ka akuzuar mazhorancën për ndryshimin e Kushtetutës ndërkohë që u shpreh se ajo do të rivendoset dhe bashkë me të do të kërkohet edhe një reform zgjedhore.

“Kushtetuta nuk duhet trajtuar si një cipë letër pa vlerë. Është akti që na mban të bashkuar rreth vlerave. Kushtetuta nuk është e Ramës e as e Bashës që do të thotë se detyrimi i partive politike brenda parlamentit apo jashtë është ta ruajnë atë. Ishim apo s’ishim në parlament është tjetër diskutim, por kjo nuk do të thotë se vjeddhurazi duke mashtruar mbetjet e opozitës ndryshon kushtetutën. Secili ka qortimet e veta për opozitën por kjo nuk është një shkak që qeveria të përfitojë për ta shkatërruar atë. Ne do të rivendosim Kushtetutën vendit bashkë me të do të bëjmë edhe një kërkesë për reformë zgjedhore.

Rikthimi përsëri i Kushtetutës për t’i dhënë nderin dhe respektin si një dokument i gjithëpranuar. Kjo mazhorancë ka vjedhur një copë të Kushtetutës. Për ndryshime të reformës zgjedhore do të duhet bërë me komisione të përbashkëta dhe jo vetëm partiake, por edhe me ekspertë. 5 qershori pavarësisht se nuk bëri ndonjë ndryshim, i dhamë dorën njëri-tjetrit. Nga 5 qershori ndodhën të gjitha thyerjet”- tha ai./m.j

Next Post
Basha pret në takim ambasadorin italian: Ja çfarë na lidh me Italinë!

Basha pret në takim ambasadorin italian: Ja çfarë na lidh me Italinë!

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Kush je ti re qe ben te fortin?Harrive qe shqyve deren e Qarkut Fier ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In