• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Tahiri me dy standarde, shkarkohen shtatë policë se i shqetësuan të afërmin

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar largimin sipas tij të 7 oficerëve të Policisë së Tiranës, sepse kishin ndaluar kunatin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se efektivet nuk ishin se “personi që po ndalonin ishte kunati i ministrit, se përndryshe nuk do e kalonin vijën e kuqe”.

Alibeaj thotë se ndryshe sa ka ndodhur me këtë rast, nuk u mor asnjë masë për ngjarjen e një muaji më parë, “ku një biznesmen denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës”.

DEKLARATA E PLOTE

Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi.

Po nese dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë.

Kjo ka ndodhur këtë fundjavë në Tiranë, ku 7 oficerë policie janë flakur, sepse reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu versul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij. Paçka se policia gjendej aty në një aksion, e sinjalizuar për praninë e një personi të armatosur.

Policia nuk e dinte se kishte të bënte me kunatin e Tahirti, dhe nuk e dinte se po kalonte vijën e kuqe. Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej vijës së kuqe, ata janë të paprekshëm. Të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, jane jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, kordinatorët kombetarë të drogës në vend.

Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.

Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij s’merret asnjë masë, madje pas denoncimit publik vazhdon përndjekja e metejshme ndaj tij, ndaj aktivitetit të tij, dhe nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e Tahirit, e Ramës, e kësaj oligarkie që po sundon prej tre vitesh.

Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që eshtë qeveria, janë drejt fundit.

Next Post

Formacioni i frikshëm i Juventusit me Gonzalo Higuainin...dhe Pogba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com