• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alibeaj s’përfaqëson asgjë, marrëzi që e emëroi Bardhi”/ Dorëheqja e Bashës, anëtari i “Rithemelimit”: Harrojeni, Sali Berisha do të…!

by Java News
22/03/2022 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Tritan Shehu nuk e konsideroi si dorëheqje nga drejtimi i PD-së aktin e Bashës, por thjesht si lirim i zyrës pas shkarkimit nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Shehu tha për MCN se është marrëzi dhe papërgjegjshmëri që Bardhi të emërojë drejtuesin e selisë blu dhe t’i përcaktojë kohën e qëndrimit në detyrë.

“Nuk pati dorëheqje. Ai ekzekutoi, zbatoi vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit për ta shkarkuar nga kryetar i PD. Ai dje liroi zyrën që e mbante si diçka që nuk i takonte. Veprimet e djeshme të linin të kuptonin që e kishin lënë litarin jashtë, për t’u kthyer në pikën e fillimit. Nuk mundet z.Bardhi të emërojë kryetarin e PD-së dhe t’i thotë do qëndrosh deri në zgjedhjet lokale. Kjo është marrëzi dhe papërgjegjshmëri. T’i dhurosh Ramës edhe zgjedhjet lokale. Kemi të bëjmë me absurditet total.

PD duhet ta shfrytëzojë këtë moment që u krijua. Basha bëri mirë që e liroi zyrën, ai është deputet i PD dhe respektohet për këtë gjë. Por PD duhet të përfitojë nga ky moment për të ecur në rrugën e unifikimit dhe normalizimit, duke filluar nga grupi parlamentar. Nuk mund të bëhet me koncepte përjashtimesh, koncepte staliniste, sikur të jetë Kim Jong Un-i ai. Kryetari i ardhshëm zgjidhet vetëm me një mënyrë, me votën e lirë. Anëtarësia do të votojë sipas parimit ‘një anëtar një votë’ që duhet ta zgjedhë në transparencë të plotë. S’ka mënyrë tjetër për t’u bashkuar”, tha Shehu.

I pyetur nëse do ta pranojë Komisioni për Rithemelimin e PD si negociatore Partinë Popullore, Shehu tha:

“Padyshim është familja jonë. Deri tani ka mbajtur qëndrim korrekt, nuk ka dashur të përfshihet në këtë konflikt. Ajo pret të zgjidhet në mënyrë demokratike brenda PD-së problemi ynë. Problemet e muajit të fundit treguan që kur je anti-votë e fut partinë në një krizë të thellë”, u shpreh ai.

Shehu përjashtoi mundësinë që Berishës t’i kërkohet tërheqja nga kandidimi, duke u shprehur:

“Kush është ai që të kërkojë në mënyrë abritrare të jetë ky apo ai, nuk ndodhin gjëra të tilla në demokraci. Mos të krijojmë modele staliniste sepse e pamë ku na çuan. Alibeaj nuk përfaqëson asgjë”, tha ai./m.j

Next Post
Biden pritet t’i japë goditjen e rëndë Rusisë! Do të ndalojë naftën, gazin dhe qymyrin rus në SHBA

Biden nis vizitën në Evropë, qëllimi: Ndihma për Ukrainën dhe presioni ndaj Putin. Ja agjenda e takimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com