• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alibeaj s’është asgjë në parti”/ Ristani tregon se çfarë do të ndodh me PD pas 30 prillit: Askush s’është i panevojshëm

by Java News
28/03/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, u shpreh sot se blindimi i PD është një tregues i trishtë i një sëmundje dhe një mësim i madh për të ardhmen.

Ai u shpreh se PD duhet të ringrihet sa më shpejt dhe të bëjnë gati një platformë programi, përfshirë dhe njerëzit që do e interpretojnë atë.

Sa i përket Kuvendit të 30 prillit, Ristani u shpreh se sipas statutit të 11 dhjetorit, Kuvendi i PD s’do jetë një kuvend me 10 mijë vetë, por përfaqësues nga të gjitha degët, me 1100 vetë.

“Një kuvend i mbledhshëm dhe është lënë për tu bërë që Kuvendi të zgjedhë organet e reja drejtuese të Partisë Demokratike. Kuvendi do zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe kjo e fundit do zgjedhë kryesinë e PD, sekretariatin, nënkryetarët dhe do përgatiten organet e reja që do dalin nga ky kuvend për të bërë zgjedhjet e kryetarit, me skemën një anëtar një votë”, tha Ristani në një intervistë televizive.

Më tej deputeti demokrat tha se do të ketë një datë tjetër për zgjedhjen e kryetarit në PD.

“Mundet që për shkak të situatave të krijuara mund të ketë ndonjë ndryshim në statut në bazë të nevojave, ndryshime opsionale. Qëllimi i mbledhjes së Kuvendit është zgjedhja e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar më pas gjeneron pushtetet e tjera brenda partisë”, tha Ristani.

Ndër të tjera Arben Ristani tha se PD po bashkohet dhe kanë një betejë vetëm me regjimin e Edi Ramës dhe synojnë ardhjen e PD në pushtet. Sa i përket Alibeajt, i cili u caktua si kryetar i komanduar, Ristani tha se ai s’ka asnjë funksion pasi u shkarkuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit i cili u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mban detyrën e kryetarit të komanduar, sipas tij. Detyra e kreut të grupit parlamentar është detyrë e njohur brenda funksioneve të veta. Sa i përket funksioneve në parti, Kuvendi i 11 dhjetorit ja ka hequr këto funksione. Në tërësi jemi të vendosur në një rrugë të bashkimit pavarësisht asaj që ka ndodhur duke vendosur si objektiv tonin betejën me regjimin e Ramës dhe ardhjen e PD në pushtet. Kushdo nga Rithemelimi ka shprehur dëshirën, ofertën për t’u bashkuar dhe për të ndjekur qëllimin e përbashkët. Akoma s’ka një përgjigje nga krahu tjetër, por ne jemi të hapur në pozicionimin tonë. Askush s’është i panevojshëm”, tha Ristani./m.j

Next Post
I shpalli luftë Amerikës? Berisha shpërndan shkrimet me pagesë kundër Sekretarit Blinken

I shpalli luftë Amerikës? Berisha shpërndan shkrimet me pagesë kundër Sekretarit Blinken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In