• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj- Salianji, ja sa rrezikojnë nëse s’provojnë dot vërtetësinë e audiopërgjimit

by Java News
17/05/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse dy deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ish ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi nuk arrijnë të provojnë vërtetëtësinë e audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt, ata janë seriozisht në telashe shumë të mëdha me drejtësinë. Kodi Penal parashikon ndëshkime serioze si sa i përket falsifikatorëve të dokumentave, në rastin konkret audiopërgjimi është një dokument, ashtu edhe të shantazhit për të përfituar në çfarëdo lloj mënyre qoftë përfitimi. Mbi tre personat e sipërpërmendur ka një padi penale konkrete në organin e prokurorisë nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Zyrtarët e lartë të PD akuzohen për falsifikim dhe shantazh, vepra penale të cilat përveç burgut i penalizojnë auturët edhe me gjobë. Sa i përket veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, Kodi Penal në nenin 186 të tij parashikon burgim deri në tre vjet dhe një gjobë deri në 600 mijë lek. Por kur kjo vepër penale është kryer në bashkëpunim dhe ka sjellë pasoja të rënda dënimi për autorët dënimi shkon deri në 4 vite burgim dhe gjoba deri në 1 milion lek, shkruan javanews.al.

Ndërsa vepra penale e shantazhit, sipas përcaktimeve juridike në Kodin Penal neni 109/b, klasifikohet edhe më e rëndë. Ajo parashikon deri në 8 vite burg për autorët dhe deri në 3 milion lek gjobë. Këto janë përcaktimet e Kodit Penal mbi të cilën do të ballafaqohen 3 zyrtarët e PD nëse nuk arrijnë të provojnë vërtetësinë e audiopërgjimit të PD, me të cilën krijuan një klimë tensioni të pashembullt në vend. Dy deputetët refuzuan sot të dëshmojnë para Prokurorisë për audiopërgjimin, gjë që daravit pak a shumë dhe mjegullën rreth këtij fakti, shkruan javanews.al.

Kodi Penal
Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)
Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me
gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion
lekë

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të
fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy
deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë.

armando meta/ javanews.al

Next Post
25 vjeçari fejohet me 13 vjeçaren, burri: S’e prek me dorë deri kur të jetë 16-17 vjeçe!

25 vjeçari fejohet me 13 vjeçaren, burri: S'e prek me dorë deri kur të jetë 16-17 vjeçe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In