Përmes një deklarate për shtyp deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se 863 mijë eurot që u gjetën dje në makinën e një biznesmeni 25 vjeçar Orest Sota i përkasin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, njësoj si patentat për mjete lundrimi. Alibeaj u shpreh se Tahiri u mor në mbrojtje nga Rama në mënyrë që ai të mos flasë.
“Edi Rama, Fatmir Xhafaj urdhëruan policinë të fshehtë të dhënat nga komunikata. Këto para i përkasin të njëjtit person që ka edhe patentat, Saimir Tahriit.
Janë provat që kërkon prokuroria për implikimin e Tahirit në trafikun e drogës. Rama nuk lejon arrestimin e Tahirit me qëllim që ky i fundit të mos flasë.
863 mijë euro janë nxjerrë nga banesa e Tahirit për t’u larguar në banesa të sigurta, janë para nga trafiku i drogës dhe 2 patenta lundrimi provë për përdorimin e skafit të drogës. Provat janë aty, prokuroria duhet të veprojë menjëherë, Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Rama është prej tre jave kryeministër i rrëzuar”, tha Alibeaj.










