Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu, e cila u zhvillua me tensione të shumta, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjahstuar ish-liderin historik Sali Berishën.
Shtatë deputetë kundërshtuan vendimin e Bashës. Ndërsa pro kryedemokratit është shprehur Enkelejd Alibeaj.
“Të mos sillemi sikur jemi neë funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!” tha Alibeaj.
Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku. “Duhej të kërkonim dokumenta nga SHBA,” është shprehur ky i fundit. Gabove i ka thënë Leskaj Bashës, ndërsa Tritan Shehu i tha kryedemokratit se me këtë vendim vrau PD-në. Mësohet gjithashtu se deputetët kundër kanë renditur arritjen e Berishës gjatë mbledhjes.
/a.r