• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj pranon gabimin dhe jep 5 arsye pse duhet të ndryshojë Reforma Territoriale

by
06/10/2021 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar mbrëmjen në Radarin Informativ në ABC në një bisedë në studio me gazetaren Jonida Shehu u shpreh se do të ishte e pamoralshme që opozita të kërkonte kompromis duke dhënë votat për kërkesën e shumicës socialiste për të zgjatur afatin e komisioneve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale. “Absolutisht jo. Kërkesa jonë vjen nga publiku. Do të ishte jo e moralshme” tha ai.

Por përse PD-ja është kundër zgjatjes së komisioneve të Vettingut? Deputeti demokrat së pari thotë se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga PS dhe së dyti u përgjigjet socialistëve me Komisionin e Venecias.

“Së pari nuk ka një kërkesë. Kërkesa nga përfaqësuesit e PS është publike. Çështja është kaq serioze se bëhet fjalë për ndryshimet Kushtetuese. Nuk kemi një kërkesë të formalizuar, kjo është gjëja e parë, që të shikosh tekstin. Në 2016 u ndryshua Kushtetua me 140 vota, si një kërkesë e madhe për të sjellë drejtësinë e re, por ajo që është më e rëndësishme, është mbështetur në opinionet e Venecias.

Venecia ka thënë në atë kohë, që një afat i gjatë, i stërgjatë i vettingut sjell dy probleme; një, që turbullon të gjithë sistemin e drejtësisë dhe e dyta, krijon presion që sistemi i drejtësisë të kapet nga pushteti i radhës.

Para se të kemi një propozim formal, ka një arsyetim. Do të ishte mirë të dëgjonim arsyet se përse do të ishte për t’u ndryshuar Kushtetuta. Kushtetuta e 2016 e ka të zgjidhur, u përcaktua 5 vite, ka një zgjidhje të parashikuar vetë, që janë KLGJ dhe KLP.

Nëse do të ketë një kërkesë të formalizuar, pyetja e parë që kërkoj është; përse? Çfarë ka ndodhur? Përse nuk u zbatua Kushtetuta? Cfarë shkoi keq? Për cilat arsye? Përgjigja do të jetë në bazë të këtyre pyetje” tha ai.

Ndalur te Reforma Territoriale, Alibeaj u shpreh se ka një kërkesë të shprehur publike nga PD për ndryshimet që duhet të bëhen. Por cilat janë arsyet që kjo reformë duhet të rishikohet?

Nënkryetari i PD-së pranon gabimin që PD nuk mori pjesë në komision në 2014 kur u miratua dhe jep pesë arsye se përse duhet të ndryshohet tani. “Po e pranoj fajin. Por pavarësisht a është apo jo prezentë pala tjetër, nuk mund të shndërrohen në mjete të vogla politiko-elektorale.

  • Pesë arsyet;
    Mungesa e palës tjetër
    Shndërrimi i Reformës Territoriale në Reformë Elektorale
    Kostot e stër-rritura
    Premtimi ishte që edhe numri i punësimeve do të ishte më pak, tani është rritur
    Pushteti lokal është që të jetë sa më afër problemeve të individit, tani është larguar” tha ai.

Por a ka PD një plan propozimi konkret si duhet të jetë Reforma Territoriale? Enkelejd Alibeaj tha se janë në një fazë diskutimi, por thelbi sipas tij është që pushteti lokal duhet të jetë afër qytetarëve.

“Numri i 375 komunave nuk është alternativë, aktuali është jo funksional, ndërkohë që ka pasur studime, të cilët nëse do i rikthehemi zhvillimeve të 2014 që kanë dhënë alternativa të tjera në një numër më të madh të ndarjeve territoriale, por nuk është ky qëllimi në vetvete, por t’i shërbejë publikut dhe të jetë autonom” përfundoi ai.

/b.h

Next Post
“Basha merr vendime pa na pyetur”/ Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit

"Basha merr vendime pa na pyetur"/ Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In