• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Pazare të vjetra. Sot u vërtetua se retorika për revolucion e përmbysje ka qenë gënjeshtër. Marrëveshja ka si qëllim…!

by Java News
12/03/2024 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike  zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat ku komentoi marrëveshjes e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e komisioneve.

Alibeaj  shprehet se sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër,

Ai shtoi se tanimë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008.

Sipas tij, ashtu siç kishin paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE BASHKËKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

Përshëndetje!

Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe që publiku i njoh, mund të thuhet me gojën plotë se, asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra!

Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë.

E gjithë nëpëkëmbja e demokratëve për muaj me radhë nuk ka pasur asgjë në interes të tyre dhe të familjeve të tyre, por gjithçka ka qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur fort njëri-tjetrin në lojë, sepse rënia e njërit i hap rrugë automatikisht dhe rënies së tjetrit.

Tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, ai në pushtet dhe ata në një opozitë gjithmonë dhe më të paktë. Gjithashtu, të godasë SPAK-un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë.

Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes.

Asnjë prej aktorëve të politikës së vjetër nuk e duan Shqipërinë një Zonë Zgjedhore, sepse vetëm duke e fragmentarizuar e kontrollojnë dhe e manipulojnë më lehtë.

Asnjë prej tyre nuk e do barazinë e votës së çdo shqiptari, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në domenë, ku secili e quan pronë të tijën pjesë të caktuara të saj.

Asnjë prej politikanëve që duhet t’i përkisnin së shkuarës, nuk e duan heqjen e hersit zgjedhor, sepse e gjithë lufta këto kohë është bërë me premtimin për të qenë në vende të sigurta në listat e vitit të ardhshëm.

Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarët më të mëdhenj të votës së diasporës, sepse herë njëri dhe herë tjetri, janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të shqiptarëve, ndaj ata do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar një gjë të tillë.

Ndaj jam sot këtu për të denoncuar këtë pazar në kuriz të njerëzve dhe për interesa të ngushta vetjake
Shqiptarëve ju duhet një reformë zgjedhore që i jep fuqi votës se tyre, dhe mundësi për të vendosur ata kush do ti përfaqësojë në kuvend e qeverisje. Ky ka qenë, është dhe do të jetë qëllimi i Partisë Demokratike./m.j

Next Post

Nga mënyra si do gjykojë 21 janarin, shqiptarët do gjykojnë nëse kemi apo jo një drejtësi të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In