Alibeaj pas deklaratës së Escobar: Berisha dhe kushdo me dyshime, e ka përgjigjen amerikane

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra sot nga zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sot zyrtari i lartë amerikan tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në ‘News24’ se do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur, për të qenë udhëheqësi i saj.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Alibeaj theksoi se Berisha dhe të gjithë ata që kanë dyshime, morën sot përgjigjen se ccfarë i ndodh një partie nëse nuk distancohen nga personat non-grata.

“Berisha dhe kushdo që kishte dyshime e mori sot pergjigjen nga SHBA se cfare i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata

PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburoje e halleve të askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata”, shkruan Alibeaj, ndërsa ka postuar edhe videon nga intervista e Ballës me Escobar.

Next Post

Comments 1

  1. Baca says:

    Alibeaj gjykon Doktorin, ky eshte fundi! Doktori ka te tijat me shumice, por ky pinjolli i kriminelit me kryetarin e tij, jane te neveritshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com