• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alibeaj: Në Vlorë u kapën 21 tonë kanabis, Rama e Tahiri mbrojnë krerët

by Java News
12/10/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se mbrojtën kokat e drogës së kapur në Vlorë, që sipas tij ishin 21 tonë.

“Çdo javë ndodh një ngjarje, një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin, për shtetin që ai thotë se po bën. Cdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat. Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent”, deklaroi sot Alibeaj.

Ai ka akuzuar Drejtorin e Policisë së Vlorës si ‘koka’ e rrjetit të organizuar duke dhënë edhe emrat e disa policëve si të implikuar.

“Sipas të dhënave te sigurta ky rrjet i organizuar komandohej pikërisht nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Cela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila. Gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhërat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi. U fsheh vrasja e 3 ditëve më parë në Shëngjergj. Një ekzekutim mafioz për hesapet e drogës, i 8-ti në muajt e fundit. Po kur ekzekutimet ndodhin për parcelat me Kanabis, ato nuk raportohen ose paraqiten si vetvrasje”, tha Alibeaj.

Sipas tij, ‘Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqte e policise, tradhëtaret e burrave dhe grave në uniformë’. “Ata kanë krijuar paligjshmërinë më të madhe në vend, duke pesëfishuar parcelat me hashash që i menaxhojnë me kupolën e tyre të inkriminuar në Polici. Kjo është e vërteta e drogës dhe e krimit që nuk fshihet dot nga sallat me regji qendrore. Rendi, policia, shteti do të jenë më mirë pa Edi Ramën”, deklaroi Alibeaj.

Next Post
25 % më shtrenjtë, rritet sigurimi i detyrueshëm për makinat

Zbardhet skema e 7 kompanive të sigurimeve që tentuan të rrisin çmimet 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
“Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In