• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj në Tepelenë: Partinë e pastruam nga Berisha, nuk bëhet politikë me non grata

by Java News
25/04/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sot prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga.

Sipas Alibeajt, PD humbi në vitin 2013 për shkak të korrupsionit brenda partisë, ndërsa thotë se një reflektim për situatën është i nevojshëm.

“Në 2013 ramë nga  qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historinë sikurse duhet sepse nëse arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë. Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne.

Çfarë nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten.

Përpiqesh ta korrigjosh. Dhe përsë ndodhi? Fare qartë. Pikërisht sepse brenda nesh kemi pasur mentalitetin e idhullit, kultit të indivitit brenda partisë vazhdonte te ishte, vazhdonim ne ta quanim lideri historik Sali Berishën dhe gjatë kohës. Dhe pse tha dikur në 2013 po iki dhe nuk do të kthehem më. Dhe nuk iku asnjë herë, ndenji aty”, tha Alibeaj.

Ndonëse i vonuar, thotë Alibeaj, vendimi për të pastruar PD-në nga Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ishte i duhuri.

“Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të strehohen tek e majta, është detyrim yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai proces 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi.

Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam i ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po ti je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit”, shtoi ai.

 

/s.f

Next Post
Dan Hutra: Me Marjana Gurakuqin s’kam mbaruar punë. Të më japë lekët ose e di mirë çfarë ndodh

Dan Hutra: Me Marjana Gurakuqin s'kam mbaruar punë. Të më japë lekët ose e di mirë çfarë ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In