Drejtuesi politik i qarkut të Fierit për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, e cilësoi procesin e votimit një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët, ndërsa u shpreh i sigurt se edhe procesi i numërimit do të jetë i pastër dhe korrekt.
“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Është fitorja me e madhe e PD ne Fier. Është koha të nisim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Faleminderit shumë që besuat në rrugën tonë, faleminderit për vendosmërinë tuaj, për përkushtimin tuaj. Shqipëria fitoi sonte. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe! Unë jam i sigurt që numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë”, tha ndër të tjera Alibeaj.
/a.r