• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj, mesazhe nga Brukseli kundër Berishës: Protestat ndaj BE, jo mjeti i duhur. Kemi nevojë për Europën

by Java News
01/12/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër kryedemokratit, Sali Berisha në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një lidhje telefonike nga Brukseli për Euronews Albania, Alibeaj u shpreh se protestat ndaj Bashkimit Evropian, nuk janë mjeti i duhur.

Sipas tij, shqetësimet u duhen shprehur evropianëve, jo nëpërmjet protestave.

“Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Ajo se çfarë kam bërë të qartë, lidhur me protestat ndaj Evropës, nuk besoj se është mjeti i i duhur. Ne, shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Evropa do duhet konsideruar si dashamirësi dhe një mjet shtesë që monitoron demokracinë e plagosur rëndë në Shqipëri. Shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, të drejtat e individëve.

Instrumenti, të cilin do duhet të ndjekim, do duhet të jetë i tillë që të jetë funksional dhe të jetë funksional, unë mendoj, së bashku me kolegët e mi, kemi zgjedhur që të gjithë ato shqetësime, që mund t’i thotë kushdo në Shqipëri, t’i çojë në veshin e evropianëve.

Dhe jo vetëm kaq, se kjo është e pamjaftueshme, por të marrë premtimin, angazhimin, mobilizimin e Evropës, që t’i bëhet krah shqiptarëve. Ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe unë besoj se kjo është rruga më funksionale”, theksoi ai.

Partia Demokratike ka njoftuar se qytetarët më 6 dhjetor do të grumbullohen sërish para Kryeministrisë.

Por edhe këtë të enjte, drejtuesit e policisë i komunikuan përfaqësuesve të Partisë Demokratike që zhvillimi protestës në atë pjesë të bulevardit nuk do të jetë i mundur.

Por as ky paralajmërim i fundit i policisë nuk e stepi Berishën, që shprehu vendosmërinë për protestën e 6 dhjetorit./m.j

Next Post
15 vjetori i laboratorit gjerman/ Veliaj dhe Steinmeier vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”

15 vjetori i laboratorit gjerman/ Veliaj dhe Steinmeier vizitë në gjimnazin "Sami Frashëri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com