• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Ligji i Ramës e Berishës na la pa para nga shteti për fushatën, por nuk marrim para nga kriminelë

by E S
14/04/2025 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pabarazia e theksuar financiare mes partive politike në fushatën zgjedhore të 11 majit, është denoncuar në A2 CNN nga Enkelejd Alibeaj, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”. Në Debatin me Alba Alishanin, ai konfirmoi se koalicioni që ai përfaqëson nuk merr asnjë fond nga shteti për fushatë, por çdo shpenzim e përballojnë nga xhepi i tyre.

Ai akuzoi PS-në dhe opozitën se janë bashkë prej 35 vitesh dhe përmes luksit të shfrenuar duan të heqin vëmendjen nga problemet e vërteta të shqiptarëve.

“Diferenca mes parave që ofron njëra apo tjetra. E pamë njërën palë te sheshi Nënë Tereza para lumë, me autobusë, luks i madh për një opozitë pamë nga ana tjetër dhe agresivitetin e pushtetit, pompozitet që është në diferencë të theksuar me nivelin ekonomik të familjes shqiptare. Fushata jonë është me zero para të financuara nga shteti, nuk e them për vajtim por për të treguar realitetin i pabarazisë midis subjekteve politike.

Pushteti dhe opozita janë një binom i pandarë prej 35 vitesh të cilat tani duan ta mbysin me luksin e shfrenuar hipokrit për të fshehur realitetin; varfërinë depresion, mungesën e shpresës të ideve dhe platformës, për të mbytur atë që shqiptarët do të duan ta shohin me sy”, u shpreh Alibeaj.

Sipas tij mungesa e parave nga shteti për fushatën e tyre është për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhor.

“Ne nuk marrim se pabarazia e sistemit zgjedhor shtrihet edhe në këtë pjesë. Se ligji i parashikuar nga Rama dhe Berisha. Pabarazia është shtrirë jo vetëm në sistemin zgjedhor, por edhe në hapësirën mediatike dhe mbi të gjitha pabarazia financiare deformon ofertat politike dhe pabarazia që i ofrohet zgjedhësit për të hedhur votën. Secili i mbulon kostot me paratë e veta. Ka vështirësi, vetëm printimet për fletushkat dhe brandimin e zyrave elektorale dhe kostot për spote nuk janë kosto të vogla. Nuk dua të qahem e të vajtoj, i dinim rregullat”.

Alibeaj thekson se ka edhe mënyra të tjera për të bërë fushatë, pa fonde nga shteti dhe pa mbështetje nga burime të dyshimta, duke e quajtur këtë një përpjekje të ndershme për të rikthyer politikën te njerëzit.

“Ka vetëm një instrument që të marrim para nga kriminelë, por ne nuk marrim, ne duam të eksplorojmë mundësinë që mund të bëhet fushatë edhe pa kostot e fryra pas të cilave qëndrojnë edhe para të zeza. Ka mënyra të tjera për të bërë fushatë për të shkuar te njerëzit, takimet derë më derë, rrjetet sociale. Arsyeja pse kemi zgjedhur të bëjmë fushatë është që për shkak të neverisë të publikut ndaj mënyrës së vjetër për të bërë politikë. Ka mënyra për ta çarë këtë bllokadë që është forca depërtuese e qëndrimeve politike”, përfundoi ai.

Next Post
As La Civita nuk e shpëton dot Berishën

As La Civita nuk e shpëton dot Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In