• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

by E B
15/05/2026 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Akoma nuk janë përzhitur flakët e molotovëve dhe nuk është tharë ende uji në kurrizin e Berishës nga autobotët e as loti në sytë e tij nga gazi lotsjellës… dhe befasisht i shohim të bien dakord për një projektrezolutë për integrimin… një paralajmërim për marrëveshje të tjera okulte që nuk i sjellin asgjë të mirë shqiptarëve”.

Kështu mendon ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj për paktin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës që u finalizua me një rezolutë në parlament e votuar nga dy palët. Në një intervistë për TemA, Alibeaj komenton të nënkuptuarën e kësaj marrëveshjeje të re, e cila sipas tij nuk ka asnjë lidhje me integrimin, dhe asgjë të mirë në vazhdimësi veçse me pazare mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur secili pozicionin e tij, njëri në pushtet absolut dhe tjetri në krye të një partie që shërben sipas tij vetëm për plotësimin e interesave personale dhe ato të familjes.

Sipas Alibeajt, Berisha ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekja për ta sjellë partinë në pushtet dhe e ka kthyer PD nga parti alternative për të qeverisur në një parti përplotësuese të pushtetit të Ramës, pra ka ndryshuar funksionin e partisë së tij si një instrument për të plotësuar interesa familjare dhe të enturazhit të tij. Rezoluta dhe votat e bashkuara të Berishës me Ramën, sipas Alibeajt, paralajmërojnë të tjera marrëveshje okulte, të cilat sipas tij, asgjë të mirë nuk i kanë sjellë shqiptarëve qysh prej marrëveshjes së vitit 2008 e deri tani dhe asgjë e mirë nuk pritet në vazhdimësi prej këtyre pakteve të fshehta.

I quan një kope skllevërish ata që miratojnë gjithçka vendos Berisha me dorë të fortë në një parti që është katandisur si zgjatim i pushtetit të Edi Rama dhe ku përfitojnë financiarisht konkretisht Berisha, familja e tij dhe njerëzit e tij të afërt në PD.

Next Post
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com