• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj kërkesë për interpelancë me Ramën: Të japë llogari për takimet me zyrtarin e FBI

by
28/01/2023 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita duket se nuk do të ndalet vetëm me deklarata politike, por do t’i kërkojnë ‘llogari’ kreut të qeverisë sa i takon takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së Charles Mc Gonigal. Deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt kanë depozituar ditën e djeshme në Kuvend një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për të folur mbi takimet me McGonigal.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Kërkesa e plotë:

Ditën e marte, datë 24 Janar 2023, jemi njohur me akt-padinë e Jurisë së Madhe të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022, për cështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndojnë akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh apo të dhënash.

Në përmbajtje të kësaj akt-padie përshkruhen disa veprimtari të kryera nga shtetas shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Agron Neza, mik i Kryeministrit dhe Z. Dorian Ducka, këshilltar jozyrtar i Kryeministrit. Konkretisht, sipas të dhënave të akt-padisë, Z. Neza i ka paguar ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Z. McGonigal shumën prej 225.000 dollarë, me qëllim ky të ushtronte autoritetin e tij për të filluar një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike. Informacionet dhe të dhënat janë ofruar nga zyra e Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë, nga të dhënat e akt-padisë rezulton se Z. Neza dhe Z. Ducka kishin interesa të drejtpërdrejta në dhënien e licencave për sektorin e naftës në Shqipëri.

Në mediat shqiptare janë publikuara të dhëna dhe dokumente zyrtare që provojnë se Z. McGonigal dhe Z. Neza janë bërë ortakë të një studio ligjore shqiptare, e cila ishte në pronësi të Z. Shefqet Dizdari. Ky i fundit rezulton që në vitin 2018, nëpërmjet kompanisë së tij “TransOil Group” sh.a., më pas “TerraOil Sëiss” sh.a., të ketë përfituar koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Referuar vendimit nr. 781, datë 27.06.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, rezulton se përzgjedhja e kësaj kompanie është kryer nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të përllogaritur në vlerën 300 milionë dollarë.

Faktet dhe provat e mësipërme dëshmojnë qartë se personat e përfshirë kishin tre qëllime: (i) Për Kryeministrin Edi Rama, fillimi i një cështjeje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga Partia Demokratike; e cila më pas do të shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare; (ii) Për Agron Nezën dhe Dorian Duckën, përfitimi i licencave koncesionare në sektorin e naftës; dhe (iii) Për agjentin McGonigal, përfitimi i shumës 225.000 dollarë dhe të tjera fitime nga bizneset në Shqipëri. Të tre këto qëllime janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshme.

Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii) A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? (x) Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor? (xi) Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka? (xii) Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat? (xiii) Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal? (xiv) Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me pyetjet e mësipërme, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

/e.d

Next Post
Kryebashkiaku i Kamzës sfidon Berishën: Sali, turpi të mbuloftë! Hajde kandido përballë meje

Kryebashkiaku i Kamzës sfidon Berishën: Sali, turpi të mbuloftë! Hajde kandido përballë meje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In