• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: ‘Djathtas 1912’ do futet me 100% listë të hapur në zgjedhje! Berisha fiton se erdhi Trump? Psikozë ballkanike

by B K
24/02/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ ishte sot në Report Tv, ku foli për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit. Djathtas 1912 është regjistruar si koalicion në KQZ për këto zgjedhje së bashku edhe me deputetë si Dashamir Shehi apo Arbi Agalliu.

Për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’, deputeti theksoi se ftesa për koalicion është e hapur për këdo edhe për Bashën.

‘Ne të Djathtas 1912, drejtimin tonë e kemi kolegjial si shenjë tolerance. Dhe si përfaqësues i koalicioni kemi Shehin, jep garanci, një figurë e paqtë figurë e pjekur. Pjesa tjetër është teknikalitet. Numri apo sasi e kandidaturave është 140, ne garojmë me lista të hapura përkundër rregullave të Ramës dhe Berishës. Kemi vendosur të mos garojmë me rregulla të imponuara, por me rregulla që duan shqiptarët. Do pranojmë me kënaqësi verdiktin e tyre. Sot ishte hapi i parë. Edhe Bindja Demokratike është shkrirë me ne. Kjo është e hapur për individë dhe pjesë të shoqërisë civile. Sistemi i vjetër politik anti SPAK, të gjithë ata që nuk i lidh asgjë me mitingjet para SPAK, kanë vendin e tyre në një koalicion.’

Djathtas 1912 do futet në zgjedhje me lista të hapura ashtu siç duan shqiptarët thotë Alibeaj.

‘Kemi qenë të parët me Shehin që në shtator krijuam grupin politik parlamentar të deputetëve. Besoj se kushdo që ka qenë i sinqertë me këtë betejë apo qëndrim, nuk duhet të ketë dyshim për tu pozicionuar krah shqiptarëve dhe krah drejtësisë. Por dhe që pranon listat e hapura. Nuk duhet të ketë frikë askush të përballet me qytetarët shqiptarë. Bisedime ka patur shumë, nuk fsheh asgjë.’

‘Nuk do doja ta quaj, ta lidh me emra individualë. Nuk bëhet fjalë për një apo 5 emra që mund të bëhen bashkë, nuk bëjnë shumicë. Shumica janë ato qytetarë që janë shumicë dërrmuese dhe që duan drejtësi dhe raporte të shëndosha me perëndimin. Me të gjithë kemi pasur diskutime.’

Alibeaj ngre edhe shqetësimin lidhur me afrimin e partive kryesore në diasporë.

‘Interes publik që kjo qeveri, Edi Rama më 12 maj të mos gdhihet shumicë. Kjo do bëjë bashkë shumë shtresa sociale. Gjë e mirë që edhe pjesa shqiptarëve e dëbuar kanë të drejtë vote. Nuk më vjen erë e mirë ajo që po ndodh me ushtritë elektorale dhe patronazhistët në diasporë.’

Megjithatë, shpresa e Alibeaj është SPAK që tashmë ka marrë në dorë dhe krimet zgjedhore.

‘Nga momenti që SPAK nxori strategjinë e vetë kundër krimit zgjedhor. Do shpërndahen në gjithë territorin me grupe pune dhe bashkë me grupin e BKH, do jenë në qendrat e numërimit, unë jam i qetë. Nuk ka mundësi as teorike, çdo votë është e rinumërueshme. Do jenë prezent aty dhe hetues të BKH. Do vijë një moment që zgjedhjet të konsiderohen proces i qytetëruar. Kur nuk futen më gangsterë me armë në palestrat e numërimit. Jam i qetë me këto masa që janë marrë.’

Alibeaj shprehet se është e pamundur që të shkrihet SPAK siç pretendon Berisha.

‘Si mund të thuash do shkrij një sistem drejtësie? Që nuk ka asnjë mundësi teorike për të zhbërë kushtetutën, veçse nëse bëhen bashkë votat e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Edhe nëse BE dhe SHBA të heqin dorë nga zhvillimet institucionale në Shqipëri. BE këtu është promotori më i madhe që ky vend të shkojë në BE. Ka një nxitim nga BE për të hapur kapitujt. Zero mundësi ka të shkrihet. SPAK po luftohet nga dy grupimet e vjetra. Tregon se është shenjë e mirë, se është i paanshëm.’

Ndërsa pretendimet e opozitës që tani do vijë në pushtet, sepse ka ardhur Trump, për Alibeajn janë psikozë ballkanike.

‘Psikozë ballkanike, primitive, se po u bënë ndryshime diku tjetër do fitojë pala këtu. Raportet e shqiptarëve janë me SHBA. E gjithë fushata në SHBA, pati në fund një pyetje bërë dy kandidatëve, cili do ishte qëndrimi i tyre ndaj Ballkanit. Përgjigjet ishin si pika uji. Drejtësia dhe shteti i së drejtës dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.’

 

Next Post
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In