Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka komentuar protestën e 7 Korrikut. Gjatë një interviste, Garo ka deklaruar se protesta ishte një thirrje për qytetarët që të dilnin në shesh kundër padrejtësive.
Ndër të tjera, Garo theksoi se deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nuk ishin të ftuar në protestë pasi e kanë treguar qëndrimin e tyre.
Sipas Garos, PD ka patur nevojë për udhëheqje, për një shkundje që nuk e ka patur nga shtatori e më parë.
“Zoti Alibeaj nuk ishhe i ftuar në protestë. Ai e ka treguar qëndrimin e tij si zoti Bardhi. Të gjithë ata që u pritën të ishin, morën pjesë.
PD ka patur nevojë për udhëheqje, për një aksion opozitar, për një shkundje, që nuk e ka patur më parë.
Kjo protetsë nuk ishte për tu krahasuar me protestë e të kaluarës, kjo ishte një thirrje për të dalë në shesh kundër padrejtësive”, tha Garo./m.j