• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alibeaj akuzon Tahirin se ndihmoi Balilin të arratiset

by Java News
15/05/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeled Alibeaj, akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se ka ndihmuar Klement Balilin që të arratiset nga Shqipëria. Gjithashtu, ai akuzoi policinë se ka shkatërruar provat në shtëpinë e Balilit, në Sarandë.

“Gjatë 48 orëve që Klement Balilaj zuri hapësirën kryesore të mediave ndërkombëtare, Saimir Tahiri u rrek tu mbushte mendjen qytetarëve se ai ishte i pafajshëm dhe nisi akuzat kundër mediave se po e përflisnin pa të drejtë, madje na e nxori Balilajn edhe në televizion nga zyrat shtetërore të kërcënonte opozitën me procese gjyqsore.

Kur nuk ia doli dot t’i siguronte pafajsinë Balilajt,  Saimir Tahiri i krijoi kushtet dhe i dha kohë për tu arratisur vetëm pak para se ti dërgonte policinë të fshinte provat siç e ka tashmë zakon.

Pas kesaj Tahiri vrapoi tu thoshte mediave se në sistemin TIMS nuk rezulton që Balilaj të ketë dalë jashtë vendit. Por a nuk tha të njëjtën gjë edhe për Arben Frrokun?

I mësuar me shantazhet ndaj mediave shqiptare Tahiri u përpoq të shantazhojë edhe mediat ndërkombëtare për të mbrojtur Balilajn, ortakun në trafik droge të kushërinjve të tij Habilaj, por nuk ia doli.

Rrjeti prestigjioz amerikan CNN pasi publikoi reagimin e vartësit të Tahirit në Athinë, menjëherë rikonfirmoi se CNN i është referuar një takimi sekret në Shqipëri mes policisë greke dhe asaj shqiptare ku përfaqësues te policisë shqiptare kanë thënë qartë se “në Shqipëri nuk mund të preket ky njeri, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”.

Përcjellja në arrati e Klement Balilaj drejtues i organizatës ndërkombëtare të Trafikut të Drogës është një tjetër provë e pakundërshtueshme për lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Çdo ditë e tij në detyrë është një favor për krimin dhe bandat e veshura me pushtet, është një dëshmi më shumë qe kallëzon drejtpërdrejt Edi Ramën si kapobandën e grupit kriminal në pushtet”, tha Alibeaj në deklaratën e tij.​

D.I.

Next Post

Lunaçek: Dhuna në Kuvend do ta shtynte hapin final për vizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com