• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibali: Grupi “Bardhi” luftojnë për t’u bërë sërish deputetë. Berishës i duhen numrat në grup

by A R
05/03/2024 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të jenë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Bashkimi institucional i grupimit të Bardhit u shtrua për diskutim në panelin e “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, ku analisti Neritan Alibali ndau mendimin se Bardhi përbën një vlerë të shtuar për Rithemelimin vetëm në aspektin parlamentar të numrave, dhe jo në atë elektoral.

“Unë nuk besoj në këtë bashkim politik, sepse nuk është shumë i sinqertë. E mendoj si një zgjidhje pragmatiste me përfitime nga të dyja palët, por grupimi i Gazment Bardhit nuk është një grup që përfaqëson një lëvizje të caktuar politike, por të gjithë veprimtarinë e vet e ka zhvilluar në parlament. Në këtë aspekt, duke marrë parasysh faktin që kjo ‘dashuria e madhe’ filloi mbas zgjedhjeve lokale, kur Berisha u konfirmua që është lideri i një force që grumbullon më shumë vota nga të gjithë konkurrentët brenda opozitës. E shoh si një aleancë pragmatiste deri në zgjedhjet e 2025-ës, pra grupi i Bardhit kërkon pozicionet e veta në listën e deputetëve. Edhe vetë Rithemelimi, po ta shohësh, është treguar e kujdesshme që mos t’i çojë në votim në Këshill Kombëtar, por të ndryshojë statutin që ata të bëhen anëtarë kryesie ex officio për shkak të pozicioneve që kanë pasur që në kohën e Lulzim Bashës në parlament.

Edhe z. Berisha i intereson që ta bashkojë, ta homogjenizojë grupin parlamentar, sepse beteja kryesore politike është ajo në parlament. Mendoj se në aspektin e strukturës dhe votave grupi i Bardhit nuk i sjell asgjë Berishës në 2025-ën, por në aspektin parlamentar i sjell. Duke marrë parasysh ato që ndodhën nga 2021, në qoftë se do të konkurrojnë për zgjedhje ashtu si z. Berisha, unë jam i bindur se baza që i ka parë këta ta sulmojnë idhullin e tyre, Berishën, asnjë nga ata nuk mund të kalojë. Faza e dytë është pozicioni i tyre në listë. Nga ana tjetër, z. Berisha nuk mund të lejojë atë çka ndodhi në 2021 në atë që do të ndodhë mbas 2025-ës, që grupi plëngprishës të bëhet përsëri plëngprishës,” tha z. Alibali.

/a.r

Next Post
Rama fton qytetarët: Bëhuni pjesë e familjes socialiste për ta bërë këtë vend krenarinë tonë

Rama fton qytetarët: Bëhuni pjesë e familjes socialiste për ta bërë këtë vend krenarinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In