• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali, Bej dhe Re në Pantallona

by Frrok Çupi
23/07/2021 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Politikani i lartë u ngrit trembshëm nga brohoritjet në sallën e Kuvendit dhe pikasi se para tij ishte shfaqur ‘më i madhi’. Atëherë nuk diti ç’të bëjë… Ku të fuste duart?. Ngrinte dhe ulte nga pak pantallonat… Ku të rrinte, më këmbë apo më b…? Kthehej e shikonte lëpirazi ndenjësen e ngrohur… Gjithçka kishte lidhje me pantallonat: ndenjësja, e ulura, lëvizja e duarve, xhepat, rripi… Më erdhi në mendje poema e Majakovskit, gati një shekuj të shkuar, me titull ‘Re në pantallona’, ku tallen torollakët, sytë e fryrë ‘si fuçi’, vëllai i Olios që nuk di më ku të futet; diletantë krimesh e maskaradash…

Denis Dyrnjaja, anchorman i programit ‘Top Talk’, teksa në sfond shfaqej sinkroni i Kuvendit të PD, më pyet në studio: ‘E vë re lëvizjen e deputetit dhe ish ministrit kur papritur hyn Berisha në sallë?… Si e komenton këtë lëvizje?’.

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

Ky është komenti i parë… Deputeti i PD dhe ish ministër, Enkelejd Alibeja, nuk dinte çfarë bënte, veçse luante me pantallonat dhe me ndenjësen. Çfarë psikoze: Nuk e priste që të hynte Berisha. Berisha, i gjithëpushtetshmi tani është kthyer në një letër të zbehtë; që nga dita kur Amerika e shpalli ‘non grata’ e të korruptuar dhe minues të demokracisë. Kështu janë bërë të gjithë njerëzit e dëmshëm të këtij vendi, pa vlerë, menjëherë zero: Meta, Mehdiu, Shkëlzeni, Fazlliqi, Berisha.  Megjithatë ish- presidenti hyri në sallën e Kuvendit si një fantazmë dhe tronditi liderët poshtë tij. Të gjithë nuk kishin ku t’i kapnin pantallonat.

Poeti i famshëm Vladimir Majakovski, edhe  në stuhi të revolucionit leninist, kapi detaje komike ku të përqeshte të përqeshurit. Kapi  pantallonat.

‘Nëse dëshironi,

do të jem i tërbuar me një furi mishi,

nëse doni,

do të jem jo njeri, por re në pantallona!’, shkruante poeti

Ne retë e pantallonave formohen dhe deformohen figurat e larta politike. Edhe një mbiemër mund të bëhet në copa si ameba dhe prapë ka kuptim: Për shembull ‘Alibejaj’ bëhet edhe ‘Ali’ me kuptim, edhe ‘Bej’ por jashtë kohe… Partia, si në komedi, deklaroi se në sallën që zë vetëm 2300 vende, ndodheshin 7500 kandidatë. Njësoj si me në inversin me ‘pantallonat’. Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pantallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij, ai është zoti. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Të ngrihet më këmbë?! Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do Berishën. Të ulet?  Po të ulet ndoshta e shikon kryetari që e do Berishën. Të brohorasë për Berishën? Po të brohorasë, ndoshta e dëgjon dikush nga Amerika që po kërkon Partinë D. të distancuar nga Berisha… Hall i madh me këta.

Edhe 100 vjet pas Revolucionit Socialist të Leninit, në Tiranë i kemi ‘të tallshmit’ e pantallonave në çdo centimetër katror. Ata jetojnë në çdo shekull dhe në çdo sallë kongresesh.

-E doni Xhek Londonin?!- pyeti Majakovski në sallë.

-Kush është ky?!

-…..

-Ju thoshit Xhek London e unë dija vetëm Xhokondën që doja ta vidhja, tha ai aty.

Kjo është salla e madhe me 7500 delegatë ku ka vetëm 2300 ndenjëse.

Next Post
Meta “arratiset” nga Presidenca, “shpërthen” rrjeti: Hani ose pini kos t’iu rritet c*ca me metoda natyrale

Meta "arratiset" nga Presidenca, "shpërthen" rrjeti: Hani ose pini kos t’iu rritet c*ca me metoda natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In