• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti takon Ramën: Fokusi, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit (Kryeministri i kërkon unitet me partitë e tjera shqiptare)

by Java News
15/12/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të cilit arriti të fitonte 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se, linja e Ramës është ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm, në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeveri që do të krijohet.

Liritë, të drejtat dhe detyrimet e shqiptarëve, si qytetarë të barabartë të shtetit të Maqedonisë, duhet të kthehen në përparësi themelore.

Ali Ahmeti është takuar edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta. I pyetur nga Top Channel, Ahmeti ka theksuar se është ende herët për të folur për koalicionet, por ka listuar kushtet e panegociueshme të BDI-së.

“Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian, zhvillimi ekonomik i barabartë midis komuniteteve, këto do të jenë parimet mbi të cilat ne do të zhvillojmë negociatat në të ardhmen”, tha Ali Ahmeti, i cili shtoi se është ende herët që të flitet për një koalicion të ri me Gruevskin. “Në këtë moment, me rëndësi është që vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të pasur një rifillim të mbarë në Republikën e Maqedonisë. Të gjithë duhet të vëmë interesin e stabilitetit dhe të mos humbasim më kohë”.

Kreu i BDI-së ka komentuar edhe rrjedhjen e votave të shqiptarëve drejt LSDM-së.

“Unë e shoh si një çështje krejtësisht tjetër, këtë tendencë të një partie politike maqedonase, cilado qoftë ajo, dhe më frikëson, pavarësisht se nuk kam argumente, për të dëmtuar në mënyrë të sofistikuar thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, e për t’u justifikuar nesër përpara shqiptarëve se edhe LSDM-ja e ka shqiptarin brenda partisë, që mbron legjitimitetin e komunitetit shqiptar. Gjithnjë nëse nuk është djallëzore nuk ka ndonjë shqetësim për BDI-në”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, po në një dalje për mediet, kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka theksuar se stabiliteti i Maqedonisë është thelbesor për Shqipërinë.

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim është drejtuar për në Presidencë, për të përmbyllur turin e takimeve të tij në Tiranë./a.k

Next Post
“Politico”: Shqipëria do të hyjë në BE para Serbisë dhe Malit të Zi

“Politico”: Shqipëria do të hyjë në BE para Serbisë dhe Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com