• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ali Ahmeti, rrugëtimi nga fjala e armëve, tek arma e fjalës

by Lorenc Vangjeli
19/07/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

“Idetë janë të pavdekshme, ato mund të mos triumfojnë nga goditjet, por ato nuk ka forcë që t’i mposhtë!”, thoshte Ali Ahmeti pothuaj një muaj më parë, kur shpallte ofertën e tij se Maqedonia e Veriut mund të qeverisej nga një kryeministër shqiptar. E kishte thënë edhe në 2009-n, por ishte dukur si një slogan e premtim fushate, nga ata që shkëlqejnë fort, por e kanë jetën e gjatë deri në fund të fushatës së zgjedhjeve.

Për t’u shtyrë më tej, jo më larg se njëzet vjet më parë, askush nuk mund të vinte bast se do të vinte dita që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të bëheshin element i pazëvendësueshëm në qeverisjen e Shkupit. Të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në ish-Jugosllavi, të privuar nga të drejtat thelbësore të njeriut, por dhe të shtetformimit, ata e kërkuan dinjitetin njerëzor në të gjitha mënyrat.

Dhe aty ku fjala nuk kryen punë, forca e armëve i ndih fjalës. E bën atë të dëgjohet. E bën të duket e logjikshme, e drejtë dhe e padiskutueshme. Ali Ahmeti dhe një grusht shqiptarësh të tjerë, të betuar për sakrificë të epërme, në aleancë me amerikanë e evropianë, dy vjet mbas çlirimit të Kosovës, me fjalën e armëve në fillim dhe armën e fjalës më pas, bënë të mundur që të çliroheshin edhe shqiptarët e Maqedonisë nga statusi i diferencuar që u jepte arroganca e Shkupit zyrtar.

Marrëveshja e Ohrit si fillim dhe rrjedha deri diku normale e jetës politike të vendit fqinj, solli ditën që ish-komandanti i luftës së djeshme të propozojë kryeministrin e sotëm të paqes. Zgjedhjet e kësaj jave në Maqedoninë e Veriut u dhanë triumfin më të madh shqiptarëve, të cilët tani kanë një numër rekord deputetësh në parlament. Ali Ahmeti është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve, por është edhe më shumë se kaq.

Sepse kjo javë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dëshmon një të vërtetë që harrohet, transformohet dhe vajtohet pa fund ndër shqiptarë gjithmonë të pakënaqur. Ndoshta është fryma gjysmëmitike e Ballkanit që bën të duken humbës edhe fitimtarët dhe të festohen si fitore të lavdishme edhe humbjet poshtëruese. Dhe mes vajit ballkanas për përditshmërinë e vështirë shqiptare, rrotull sherreve të përditshme në sfidën për mbijetesë dhe në mes të inateve, zilisë e individualitetit kokëfortë e të përhershëm mes shqiptarësh kudo që janë, kurrë më parë shqiptarët në rajon nuk kanë pasur një status të tillë.

Kush mban frymën dhe nuk gënjehet nga detajet, kur nuk mbytet në sipërfaqe, por sheh më thellë, kupton një të vërtetë të thjeshtë se e nesërmja flet për ta. Dhe se e vetmja gjë që mund të pengojë progresin e shqiptarëve, janë absolutisht vetëm shqiptarët. Që për paradoks, kanë aftësinë e lemerishme që të humbasin në paqe nga marrëzia, atë që fitojnë në luftë me gjak.

Ali Ahmeti, por dhe faktorë të tjerë politikë në Maqedoninë e Veriut, aleatë dhe kundërshtarë me të, fatmirësisht e përgënjeshtruan këtë short të lig. Dëshmuan që shqiptarët mund të dinë t’i qasen me dinjitet triumfit. Ali Ahmeti, ky Komandant lufte dhe Gjeneral paqeje, kujton sot për shqiptarët e Ballkanit betejën e radhës të një tjetër luftëtari shqiptar dhe vëllai të tij nga armët, Hashim Thaçin.

Njëri në Tetovë, tjetri në Hagë, të bashkuar nga sakrifica e të ndarë nga kufiri, e dinë mirë, se pavarësisht territ, sherrit e vrerit të përkoshëm, ky është shekulli i shqiptarëve evropianë. Që duhet ende të mësojnë se si ta fitojnë paqen!

Next Post
Filmimi i Alketa Vejsiut në Himarë: Peshkaqen apo balenë? (VIDEO)

Filmimi i Alketa Vejsiut në Himarë: Peshkaqen apo balenë? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In