• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti rrëfen “bombën”: E kam lënë tek Presidenca, por çelësin e saj e kam marrë me vete

by Java News
05/02/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët votuan për një parti që quhej maqedonase deri në zgjedhjet e fundit. Kjo ndryshoi politikën në Maqedoni dhe mundësitë për koalicion, por edhe kriza e gjatë dhe përgjimet prodhuan ngjarje që patën dhe viktima.

Top Channel, në rrëfimin “Exlusive”, ka udhëtuar nga Haraçina, ku jetojnë vetëm shqiptarët, por që thonë se do të vazhdojnë mbështetjen e LSDM-së së Zoran Zaevit.

Arsyeja kryesore e mosformimit të qeverisë duket Prokuroria Speciale për të hetuar të gjitha aferat e krijuara.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili thotë se bombën e la tek Presidenca, por shton se çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthejë atëherë kur të jetë koha. Nuk ka folur sa ka qenë në pushtet, pasi kjo do të dukej si vetëmbrojtje.

“Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë”, shprehet Ahmeti.

Duke qenë se nuk ndjen fajësi, por ka heshtur pasi ka qenë në qeveri, Ali Ahmeti kërkon hetim, pasi konsideron se është akuzuar për shumë ngjarje padrejtësisht. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një deklaratë të përbashkët. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është bërë në Shkup, por në Tiranë, pasi nuk pranuan të gjithë. Por, vendimin e marrin vetë shqiptarët e Maqedonisë.

“Kanë thënë se Tirana ka ndërhyrë në punët e Maqedonisë, se do të bëhet Shqipëria e Madhe etj. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam mbështetje nga Shqipëria, pozita dhe opozita; e kam nga Kosova, pozita dhe opozita. Por, vendimet i marrin partitë politike në Maqedoni”, thotë Ahmeti.

“Exlusive” në Top Channel sjellë pjesët e rrëfimit të krijimit dhe dështimit të mosformimit të qeverisë së re./.a.k

Next Post
Forcat speciale amerikane… dhe një trajnim “mbinjerëzor” (FOTO)

Forcat speciale amerikane... dhe një trajnim "mbinjerëzor" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com