• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ali Ahmeti pret në takim Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

by A R
12/05/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe deputetin e Kuvendit, Pirro Vengu, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat me të cilat përballen shqiptarët, zhvillimet në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit mbarëkombëtar.

Në reagimin e tij, Ahmeti e cilësoi Vengun si “një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar”, ndërsa theksoi se biseda u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe me përgjegjësi ndaj së ardhmes së shqiptarëve.

Sipas Ahmetit, gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve si një shtyllë kyçe për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Lideri i BDI-së bëri të ditur gjithashtu se ka pranuar si dhuratë librin “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” të autorit Thomas Frashëri, të cilin e cilësoi si një vepër me peshë historike dhe shpirt kombëtar.

“Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për kombin shqiptar”, u shpreh Ahmeti.

Reagimi i plote:

Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit, një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar.

Në një frymë të sinqertë vëllazërore dhe përgjegjësie ndaj së ardhmes sonë, zhvilluam një bisedë të thellë mbi sfidat që përballen shqiptarët sot, zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si shtyllë kyçe për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit tonë në arenën ndërkombëtare.

Me mirënjohje të veçantë pranova si dhuratë librin “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” të autorit Thomas Frashëri, një vepër me peshë historike e shpirt kombëtar, që ndriçon rrënjët tona dhe rrugëtimin e shqiptarëve ndër shekuj, duke na kujtuar se identiteti ynë është një trashëgimi për t’u mbrojtur dhe për t’u lartësuar.

Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për kombin shqiptar.

Next Post
SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com