• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti: Presidenti Ivanon po spekulon me të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”

by Java News
09/07/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i BDI Ali Ahmeti, i ka cilësuar si spekulime reagimet e fqinjëve ndaj platformës së partive shqiptare në Maqedoni, që u nënshkrua në llim të këtij viti dhe u cilësua nga qarqet sllavomaqedonase si “platforma e Tiranës”

Në një intervistë për të përditshmen greke, “Kathimerini”, Ahmeti thekson se platforma “ishte në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, programet e gjithë partive dhe marrëveshjen e Ohrit. Presidenti Ivanov e quajti “platformë” dhe jo unë”, sqaron Ahmeti dhe vazhdon:

“Si mund të asim për platformë të “Shqipërisë së Madhe”, kur ne u referohemi marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, kërkojmë të zgjidhet kontesti i emrit, anëtarësimi në NATO dhe në BE. Kërkojmë pjesëmarrjen e shqiptarëve si faktor bazik në diskutimet për zgjidhjen e kontestit të emrit, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhënie të mira ndëretnike”.

I pyetur nga gazetari grek, Stavros Tzimas, nëse ekziston çështja e Shqipërisë së Madhe apo kjo është një propagandë e Serbisë, Ali Ahmeti përgjigjet se këto janë reminishenca të propagandës serbe që datojnë qysh para 36 vjetësh, (duke patur parasysh periudhën e demonstrateve në Kosovë, në vitin 1981).

“Çfarë kërkojmë ne? Kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me qëllim që shqiptarët të mos jemi këtu si “qeraxhinj”, por autoktonë në vatrat tona. Kërkojmë gjithashtu që Kosova të njihet si shtet dhe Shqipëria të ketë stabilitet dhe paqe. Këto tre vende, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, të jemi të tre në NATO. Kërkojmë që Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, të jenë në një Europë të madhe, që shtrihet nga Athina deri në Stokholm”, thekson Ali Ahmeti.

Lideri i BDI kërkon që Athina zyrtare të mos pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me emrin provizor FYROM, duke theksuar se kjo është në dobi të të gjitha palëve.

“Do të thoja që Greqia mund të japë konsensusin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me emrin FYROM. Dhe në vazhdim, zgjidhja përfundimtare do të mund të gjendej me anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, ka nënvizuar Ahmeti.

Vërejtjes së gazetarit që vendimi i samitit të Bukureshtit në vitin 2008, e kushtëzon anëtarësimin e Maqedonisë me zgjidhjen e çështjes së emrit, kryetari i BDI i përgjigjet me një theksim të zhvillimeve aktuale globale.

“Zhvillimet gjeopolitike janë të rrufeshme dhe Greqia nuk mund të mos e marrë parasysh këtë”.

Ali Ahmeti thekson se zgjidhja e çështjes së emrit përbën një nga prioritetet më të mëdha.

“Jemi fqinjë dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet në këto momente të jetë amurtare, të jetë ajo që do të na prijë edhe neve në rrugën drejt BE-së”.

Kryetari i BDI, pjesëtare e koalicionit qeveritar, vë në dukje gjatë intervistës se Maqedonia nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë. “Dua të garantoj Greqinë se asnjë kërcënim nuk ka për t’i ardhur nga fqinji i saj verior…. Ashtu sikurse ne nuk shohim asnjë kërcënim ndaj nesh nga Greqia, e shohim Greqinë si fqinjen tonë”.

I pyetur mbi situatën aktuale në vend, Ali Ahmeti shpreh besimin e tij se nuk ka rrezik për marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve. “Po shoh se ka nga të gjithë një qëndrim konstruktiv. Ndërkaq, gjithçka do të varet nga menaxhimi i suksessshëm i situatës prej qeverisë.

Gjithsesi, nuk besoj se me ato zhvillime (pas zgjedhjeve) u traumatizuan marrëdhëniet ndëretnike, por mendoj se duhet ta menaxhojmë me shumë kujdes situatën”, thekson Ali Ahmeti në intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”.

a.ç

Next Post
Peleshi ironizon opozitën: Merita e vetme, teatri i së enjtes në Kuvend

Peleshi: Shkëputja e administratës nga politika do të sjellë një standard europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
Kastro i vogël ‘del në origjinë’: Të jemi gati për çdo skenar kundër SHBA

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

October 20, 2026
Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

October 20, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës

October 20, 2026
Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com