Shtyrja e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill shkakton tensione dhe përçarje në vend. Kështu ka deklaruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke theksuar se Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend janë disa nga arsyet pse BDI nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në qershor. Ahmeti madje si arsye ka përmendur edhe muajin e ramazanit, meqë sipas tij BDI-ja respekton agjërimin.
“Po u shty data e zgjedhjeve ne humbim një datë shumë të rëndësishme siç është mbajta e samitit të NATO-s . Për zhvillimet e brendshme në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve. BDI i përkasin një komunitetin që respekton agjërimin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton KP.









