• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti: Asnjëherë nuk jam zhgënjyer për 23 vjet nga fjala e dhënë e Uashingtonit

by Java News
31/01/2024 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka thënë se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë e në paqe.

“Që Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë strategjikë, të cilët edhe na kanë ndihmuar që Ballkani të hyjë në rrjedhja të përhershme dhe historike për të instaluar paqe e ardhmëri. Që të mos kemi një Ballkan të qetë, por të trazuar e në flakë është vetëm Kremlini”, ka theksuar Ahmeti në RTK.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe dëshiron të ketë një Ballkan të pastër. “E për të ardhur deri te Ballkani i pastër na duhet pajtimi. A e dini se si ka filluar procesi i pajtimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Iniciativa u mor nga korporatat e qymyrgurit dhe çelikut, këtu filloi por në substancë nuk ishin që të bashkoheshin korporatat, por në substancë ishte pajtimi. Pa pajtim, çdo marrëveshje tjetër që do të bëhet është jo e qëndrueshme, e destinuar për dështim. Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen, ose të vendosin a do të luftojnë”, ka shtuar Ahmeti.
Ai ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të zgjuar në këtë periudhë dhe t’i besojnë faktorit ndërkombëtar.

“Ne duhet të jemi aq të zgjuar që t’i japim hapësirë pleqnarit në rastin tonë pleqnarët janë Uashingtoni, Brukseli dhe NATO, sepse SHBA dhe NATO pa vendim të Këshillit të Sigurimit janë rreshtuar në anën tonë dhe e kanë bombarduar Serbinë.

Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer për 23 vjet nga fjala e dhënë e Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s dhe ju besoj. A ka dallim nuancash besimi ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit? Sigurisht që ka sepse në Bruksel vendosin 27 vende, e në Uashington vendos Uashingtoni”, ka theksuar Ahmeti.

/f.s

Next Post
FMN-ja ngre parashikimin e rritjes së Kinës sivjet në 4.6%

FMN-ja ngre parashikimin e rritjes së Kinës sivjet në 4.6%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com