Një shtetas algjerian është arrestuar ditën e djeshme pranë rrugës Dritan Hoxha pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Shtetasi A.A i moshës 33 vjeç banues në Algjeri mësohet se kishte kaluar kufirin nga Greqia në Shqipëri e ndërsa u arrestua në tiranë me 6 doza kanabis.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 24.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi algjerian A.A., vjeç 33, banues në Algjeri, pasi ka kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri dhe në rrugën “Dritan Hoxha”, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 297 e 283 të Kodit Penal.