• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Algjeri/ Këngëtarja shqiptare në koncertin ku vdiqën 5 njerëz

by Java News
25/08/2019 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reperi Soolking, i cili u kthye në një emër shumë të njohur edhe në Shqipëri për shkak të hitit “Zemër” në bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka mbajtur një koncert në Algjeri dy ditë më parë. Në koncert ka qenë e pranishme edhe Dhurata, e cila i është bashkuar reperit në skenë.

Fatkeqësisht, ky koncert madhështor është kthyer në tragjedi. 5 njerëz kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Sipas mediave vendase shkak i ngjarjes së dhimbshme ishte mbipopullimi dhe dyndja drejt stadiumit, ku thuhet se kanë qenë të pranishëm mbi 25 mijë njerëz. Dyndja e njerëzve në hyrjet e stadiumit është shoqëruar me pasoja fatale për 5 persona.

Soolking dhe Dhurata kanë reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur zemërthyer për njerëzit që kanë humbur jetën dhe kanë rrëfyer se nuk ishin në dijeni për ngjarjen, ndryshe nuk do të ishin ngjitur në skenë. Soolking thekson se ngjarja ka ndodhur jashtë stadiumit dhe si ai, ashtu edhe artistët që performuan e kanë marrë vesh pas koncertit.

 

Përmes një postimi në ‘Instagram’ Soolking ka treguar se ai e as këngëtarët që e kanë shoqëruar në skenë nuk kanë qenë në dijeni për dramën që ndodhi dhe për këtë arsyen ata vazhduan performancën e tyre.

Më pas edhe këngëtarja shqiptare ka reaguar në profilin e saj në ‘Instagram’ duke treguar se ndihet e shkatërruar pas ngjarjes së rëndë. “Faleminderit Algjeria për pritjen tuaj të ngrohtë, Ju dua! Por lajmi i trishtë më shkatërroi. U prehshi në paqe”, ka shkruar Dhurata në ‘Instastory’.

Next Post
Turistët italianë, të parër për shpenzimet ditore në Shqipëri

Turizmi në Shqipëri/ Trip Advisor tregon përshtypjet e 130 mijë turistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com