• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Alfred Mirashi Milot, me projektin frymëzues “Key of Today” në Napoli

by Java News
05/02/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Therçaj

Artisti me origjinë shqiptare Alfred Mirashi “Milot” do të vendosë më datë 30
Mars 2023 në Piazza Mercato, në Napoli të Italisë, skulpturën e tij monumentale
“Çelësi i të sotmes”. Kjo vepër po realizohet në kuadrin e projektit “Çelësat e
unitetit”, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Jean Wolfe nga Los Angeles
të SHBA.

Realizimi i kësaj vepre, ndër më të mëdhatë në Europë, në përmasa 10 metra
lartësi dhe 20 metra gjerësi, po zhvillohet me intensitet të lartë në kompaninë
“Vata Metal Konstruksion”. Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio
Bucci bëri një vizitë në repartin e prodhimit, për t’u njohur me ecurinë e
punimeve.

“E kam realizuar këtë vepër falë aktivitetit artistik në Itali”, – tregoi artisti Milot,
gjatë bashkëbisedimit me Ambasadorin – “kam studiuar në Brera. Unë vij nga
Miloti, prej një familje të shpallur kulakë, ndaj nuk mundesha të studioja në
Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës. Tashmë, jetoj në Firenze dhe mendoj se
është një nga qytetet më të bukura në botë.”

“Veprën do ta vendos në Napoli, ku kam pasur kontaktin e parë me realitetin
italian, kur erdha nga Shqipëria, si dhe dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë së
Napolit, Gaetano Manfredi, për mbështetjen e projektit.” – shprehet Milot.
Vepra e artistit me famë ndërkombëtare, i cili njihet me emrin e artit Milot, është
një projekt ambicioz, që ka marrë vëmendje nga media të shumta me mesazhin
që ajo përcjell, ashtu si edhe për gjuhën universale, që fton për dialog, tolerancë,
porta të hapura dhe një botë pa dallime, pa kufij, ku njerëzit të mund të realizojnë
ëndrrat e tyre pa paragjykime e pengesa.

Artisti dëshiron të jetë një “klithmë” që jehon në mbarë botën, për respekt
reciprok mes njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të
mos ketë më vende të mbyllura e të largëta.

Ambasadori Bucci, në një intervistë për RTSH, u shpreh: “Më gëzon fakti që një
artist i madh si Alfred Milot, me anë të kësaj vepre, përcjell lidhjen e ngushtë dhe
afrimitetin që ekziston mes dy vendeve tona. Jemi të vetmet vende me këtë
marrëdhënie. Kemi shumë ambasadorë, tashmë. Ata përdorin instrumente të
tjera. Alfredi është ambasador i artit. Arti është ura ndërmjet Italisë dhe
Shqipërisë, që i bashkon popujt tanë.”

“Historia personale e Milot dëshmon një rrugëtim të bukur. Kur kam ardhur për
herë të parë në Shqipëri, në vitin 1992, para 30 vitesh, dukej si një vend që kishte
dalë nga lufta. Pas 30 vitesh, ka ndryshuar plotësisht. Milot, si shumë shqiptarë të
tjerë që u larguan nga Shqiperia dhe iu drejtuan Italisë, gjeti mundësinë për t’u
shprehur, punuar, jetuar, për t’u rritur e bërë një artist i madh.”

“Histori të bukura ka shumë. Ai prezanton një histori të bukur suksesi dhe
integrimi. Alfredi është, në të njëjtën kohë, italian dhe shqiptar, e kjo dëshmon se
po vijmë duke u shtuar e jo duke u pakësuar. Mund të jesh në të njëjtën kohë
europian, italian dhe shqiptar, pa qenë nevoja të bëhen dallime, të tria njëherazi.”
“Milot përfaqëson historinë e bukur të integrimit të një njeriu, i cili edhe pse jeton
e afirmohet në Itali, i ndjen të forta lidhjet me rrënjët e tij në Shqipëri. Ai, ashtu si
700-mijë shqiptarë të tjerë në Itali, janë si pemët, që rrënjët i kanë në Shqipëri, ku
kanë lindur, dhe degët e gjethet përthithin diellin dhe ujin që bie mbi tokën
italiane. Kjo është një histori e bukur. Pemët, natyra, toka, dielli e ajri janë të
njëjta. T’i paraqesësh të gjitha këto koncepte në një vepër arti të bukur si kjo,
është gjëja më e bukur.”

“Çelësi i të sotmes”, ndonëse një strukturë prej çeliku korten, flet shumë, më
shumë se politikanët, diplomatët e filozofët. Vepra shprehet me gjuhën universale
të artit. Ajo bën thirrje dhe frymëzon për bashkëjetesë, komunikim, harmoni, një
botë pa ndasi e barriera. Çdo qenie njerëzore meriton vëmendje, respekt, të
dëgjohet dhe të ketë mundësi të realizojë ëndrrën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Përveç se artist i talentuar, Milot ka përjetuar dramën e izolimit, diferencimit e
persekutimit të pashoq të një regjimi diktatorial. Njëkohësisht, ka shijuar frytet e
lirisë dhe dimensionin e saj në Firenze, djepin e Rilindjes europiane. Prej më
shumë se tri dekadash, ai ka studiuar dhe krijon në Itali, duke u bërë një emër i
spikatur i botës së artit në Gadishullin e Apenineve e më gjerë.

Artisti Miloti është shpallur fitues edhe në konkursin ndërkombëtar të organizuar
nga Ministria e Kulturës, “Arti në hapësirat publike” dhe skulptura e tij “Çelësi
shqiptar” do të realizohet së afërmi.

Next Post
Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, ende nuk dihen shkaqet

Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, ende nuk dihen shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com