Gazetari Alfred Lela uli pantallonat në studio dhe tregoi pasojat e shoqërimit të tij nga policia më 17 maj,
Lela tha se u dhunua dhe u arrestuar në kundërshtim me etikën dhe ligjet e shtetit.
Por kryeministri Rama e cilësoi veprimin në studion e “Real Story” si të pahijshme.
Ai tha se Lela as është grushtuar dhe as ësht shkelmuar nga Policia. Debati ka vijuar e tone të ashpra.
“Policia e Shtetit nuk është leckë që ju e shtyni dhe e tërhiqni” – tha Rama.
***
Rama: Shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit u vu në skenë për mediat qysh kur u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë dhe u përpoqën të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë e shtetit. Nëse flasim për dhunë, ka një mënyrë për t’u përcaktuar.
Pyetja e ime e parë është çfarë kërkon qytetari Lela aty? E di zt.Lela që sipas ligjit, policia e shtetit në kushtet kur përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, njeh dhe komunikon vetëm me drejtuesit e një organizimi.
Pse e kapërceu lajmin Alfredi? Kishte ndonjë lajm atje? Ku është dhuna? Që e morën përkrahësh siç e meritonte dhe e shtrinë përtokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome.
Dhuna është goditje. E shoh si një aksion totalisht mbi bazë të procedurës. Ta nxjerrë zt.Leli një protestë ku protestuesit bëjnë këto. Ka hyrë përtej perimetrit të lejuar.
Lela: Je i dëmshëm për këtë vend.
Rama: Do të flas me emër se ti nuk meriton respekt. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës.
Lela: Po më dhunon për herë të dytë.
Rama: Drejtohu me edukatë.
Lela: Ty me edukatë që sapo gënjeve me videon që është pas nesh.
Rama: Unë them atë që shoh.
Lela: Njerëzit e kanë gjykuar.
Rama: E kanë gjykuar vëllezërit Budina.
Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës. (Ul pantallonat) Ka pesë ditë.
Ore nje gje se kuptova une!!!
Lela kishte vajte per banjo dielli, protest apo reporter gazete???
E dyts edi Lela qe polici nuk preket ne asnje nga arsyet e me siperme aqe me Shume si gazetar???