• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

by Os De
06/12/2025 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka bërë një shkrim për të “këshilluar” Ervin Salianjin, pas lëvizjes së këtij të fundit. 

Lela i kujton atij se Berisha ka 500 mijë vota dhe nuk mund ta sfidojë dot Salianji. 

Pastaj thotë se e provoi dhe Lulzim Basha ta bënte një gjë të tillë, por dështoi. 

Shkrimi i Lelës 

Një tabor mediatik është hedhur mbi takimet dhe agjendën e ish-deputetit Salianji, me gatishmërinë e përhershme për të futur pyka dhe zgjeruar të çara në trungun, edhe ashtu plot me shenja rrufesh, të Partisë Demokratike. 

Disa e bëjnë për sensacionin e lajmit. Shumica me një linjë të paracaktuar editoriale e cila, në mos e sponsorizuar, është e frymëzuar majë e krye, nga interesa të qeverisë dhe segmenteve të saj. Fryma e anti-opozitarizmit në Shqipëri është trashëgimi e vjetër, por asnjëherë, falë shtimit të fuqive financiare, teknologjive, dhe interesave, nuk ka qenë e tillë. 

Ajo që na intereson këtu nuk është media në vetvete, por media si zgjatim i pushtetit. Ky zgjatim, do apo nuk do Salianji, e prek edhe atë. Edhe ai vetë bëhet instrument i një agjende qeveritare e cila ia zbeh lëvizjen dhe synimet, sado fisnike dhe reformatore mundqofshin ato. 

Për një arsye të thjeshtë. 

Teza kryesore e sulmit të qeverisë ndaj opozitës lidhet me kreun e saj, Sali Berishën. E përmbledhur te slogani jopropozues por anatemues, “fajin e ka Saliu”. Nga slogan elektoral opozitar, socialistët e kthyen në modus operandi edhe gjatë qeverisjes. Në fund, kur digat u çanë dhe ujrat lanë zbuluar ngrehinat e zymta dhe korruptive të viteve të qeverisjes, u mbajt slogani, por iu ndërrua këndi. Sipas të cilin ‘fajin e ka (sërish) Saliu’, sepse, po të mos ishte ai Partia Demokratike do fitonte. Rama, le ta themi mes nesh, po qeveris keq, por nuk ka opozitë përballë. Të cilën e pengon Saliu, dhe sapo ai të ikë, të nesërmen brram! Shqipëria do braktisë rozën dhe do të mbulohet në blu. 

Përkundër asaj që dimë, se qeveria është investuar me të gjitha format për të goditur Berishën Partinë Demokratike dhe pluralizmin, nga Uashingtoni në Bruksel, teza me të cilën publiku sulmohej ishte se, opozita qe e dobët, jo prej goditjeve nën brez, të paguara, antiligjore të qeverisë, por prej Berishës. 

Armiqtë dhe kundërshtarët e PD, por edhe të pluralizmit, i shihje dhe i sheh studio më studio duke ‘këshilluar’ opozitën, pra kundërshtarin që do duhej të mundnin, se si të rregullohet. Opozitar me mend, për mediat e pushtetit dhe si zgjatim i tij, ishte vetëm kush kuptonte këtë të metë të madhe që duhej ndrequr, pra Berisha. 

Përveçse është hipokrizi dhe tradhti intelektuale, ajo është kthyer edhe në një goditje të hapur kundër pluralizmit politik në vend. Më saktë është një sprovë për ta mbajtur pluralizmin, jo si metodë, por vetëm si formë. 

Ilustrues i kësaj është Rusia, ku ka opozitë, por të kontrolluar. Në rastin kur një politikan i saj del jashtë kontrollit, i ndodh si Navalnit. 

Për këtë arsye, slogani që kërkonte mposhtjen elektorale të shefit të PD, u kthye ngadalë në metodologji për eleminimin politik të tij. Jo vetëm kaq, por nëpërmjt mjeteve të komunikmit masiv, tundimit ndërkombëtar të një agjende të majtë të cancel culture, lobimeve dhe shtysave financiare, ky eleminim duhej të ishte jo vetëm politik, por edhe juridik. 

Në Romën antike, perandorët, pasi i dëbonin kundërshtarët e tyre, zakonisht senatorë apo shkrimtarë, urdhëronin që të shuhej edhe rekordi i tyre publik dhe të mos flitej më për ta; dënoheshin me atë që quhej damnatio memoriae, pra me shuarje apo moskujtesë. 

Lima ku po i mpreh thonjtë e aksionit politik Ervin Salianji është kjo. Duke ligjëruar publikisht për një Parti Demokratike që nuk po ndryshon, edhe pse është në ‘qeverinë’ e kësaj force, ai përsërit të njëjtën tezë të kundërshtarit: fajin e ka Saliu. 

Nëse është kështu, pra faji është me Berishën, cila është zgjidhja dhe nga prej nga ku(sh) vjen ajo? A është Salianji i përgatitur, i pranuar dhe i mbështetur nga 550 mijë votuesit e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, në mënyrë që, mbi këtë numër ta vendosë edhe platformën e ndryshimit? 

Nëse përgjigja, qoftë edhe pjesërisht është jo, ai nuk është duke bërë gjë tjetër veçse duke përdour gjuhën, limën dhe metodologjinë e kundërshtarit politik të Partisë Demokratike. Praktikisht, duhet pasur e qartë se, vetëm me mbështetësit e Berishës mund të ndërtohet një aksion politik i denjë. Kjo masë kritike është e domosdoshme për t’i shtuar edhe 200 mijë vota të tjera, të munguara në hambarin elektoral dhe që mund të sigurojnë një rikthim të së djathtës. 

Pyetja është legjitime: nëse Salianji nuk e gëzon mbështetjen e totalit, apo pjesës më të madhe të 550 mijë mbështetësve të Berishës/PD, a ka, apo a gjeneron dot ai një ushtri elektorale prej 200 mijë vetësh, që mund ta bëjnë aksionerin e dytë të madh të opozitarizmit? 

Nëse mediat e qeverisë do të bënin një sondazh, gjasat janë që po. Përvoja, me personazhe deri diku të spikatura, deri diku delirante, e deri diku me mundësi, që u futën në zgjedhjet e fundit parlamentare, në krye partish të vogla, na dëshmon të kundërtën. 

Po aq, siç Salianji e di mirë, përpjekjet e satelitëve të Bashës, dhe vetë këtij të fundit, për të ndërtuar aksion politik të qenësishëm, dolën me faqe të zezë. 

Çfarë, atëherë, e bën Salianjin të mendojë apo shpresojë se, pavarësisht Berishës, përtej tij dhe flukseve që ai menaxhon në opozitë, ka jetë të re politike që e forcon këtë parti dhe e sjell në pushtet? 

Nëse kjo llogari nuk është bërë, me seriozitet, qashtërsi dhe mendje politike, tabori i të pakënaqurve që ndjekin, provizorisht, Salianjin, nuk janë më shumë rikthime të ironisë së historisë, të çetave të shumta që silleshin poshtë e përpjetë Shqipërisë në vitin 1913. Të cilat, me aq mjeshtëri, Ismail Kadare i ka përshkruar në novelën “Viti i mbrapshtë”. 

Një politikan serioz nuk duhet të bëjë veprime për të qenë personazh. Bota u përket guximtarëve, sigurisht, por jo rrallëherë, në fund të guximit nuk mbetet më shumë se një gojë me të qeshura.   

Next Post
VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

December 6, 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

December 6, 2025
VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

December 6, 2025
Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

December 6, 2025
“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In