• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Lela propozon Fatos Lubonjën si kandidat të PD: Pse i duhet Tiranës si kryebashkiak

by A R
05/10/2025 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka dalë në mbështetje të një emri konkret për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, përballë Ogerta Manastirliut të mazhorancës.

Sipas Lelës, Fatos Lubonja është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike nuk ka një tjetër të ngjashëm me të.

Ai shton se gara më 9 nëntor nuk është kundër Manastirliut, por ndaj regjimit të Ramës.

Nga Alfred Lela

Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeverisjen e qytetit, dhe as një sfidë për të treguar se, kush ka alernativën më të mirë në këtë degë të pushtetit lokal në Shqipëri, më të madhen në vend.

Është një garë për të demontuar Edi Ramën, sepse është një sfidë kundër tij, kundër mbipushtetit, diktaturës autokratike, epshit prej kafshe politike për të kontrolluar çdo kënd të çdo pushteti në vend.

Kush e sheh këtë si një garë të pastrimit, trafikut, karrikeve në trotuare, e pesë me hiçeve të tjerë, nuk bën gjë tjetër veçse e lejon Edi Ramën që ta shtrijë më tej edhe putrën edhe filozofinë e tij mbi kryeqytetin dhe Shqipërinë.

Është, pra, një betejë e filozofisë politike dhe urbane, e polity më shumë se policy, e political design më shumë se urban design.

Pasë thënë këtë, pa dashur me fyer askënd, nuk është betejë për asnjë prej emrave të paraqitur deri më tash.

Sepse, të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirë, vetësakrificë apo dhe ata që janë tërhequr, nuk do të ndesheshin me Ogerta Manastirliun, por me Edi Ramën.

Në këtë kuptim, Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes.

Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja.

Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura.

Ai ka burgun, rezistencën dhe mbijetesën kundër diktaturës në kurrikulën e jetës, ka betejën e ‘97 ës kundër Sali Berishës dhe të djathtës, dhe ka thuajse 2 dekada që lufton arketipin autoritarist të Edi Ramës, dikur mik i tij.

Në këtë kuptim, ai është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike, nëse don të jetë e ndershme me veten, nuk ka të ngjashëm në gjirin e vet.

Kandidatura e Lubonjës nuk është një përballja me Manastirliun, por kundër-kandidatura e Ramës. Lubonja e mund Ramën, sepse ai mund t’i bëjë publikut me dije, me anë të thellësisë dhe vërtetësisë së kontrastit, se kush është në të vërtetë Edi Rama.

Të tjerët do të përpihen nga vakuumi i poshtërsisë së ngritur nga vetë Rama dhe makina e tij propagandistike ‘ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’, apo ‘jemi të gjithë njëlloj, por të paktën unë jam argëtues’.

Partia Demokratike, me Lubonjën, del nga radhët e veta, por futet në qytet. I kam të qarta qindra buzët e rrudhura në pakënaqësi nga demokratët, por konteksti politik është i tillë, saqë paradigma nuk mund të jetë tjetër veçse ‘nëse nuk fiton dot PD, gjëja e dytë më e mirë është që dikush të mundë Edi Ramën’.

Sa i takon komunikimit publik, që është edhe shqetësimi i të nënshkruarit, Lubonja nuk ka nevojë të paketohet, të brandohet, të komunikohet. Ai është një zë publik i besuar, që tingëllon edhe për të majtët, edhe për gritë, edhe për demokratët, me të cilët prej një dekade ai ndan betejën anti-Ramë.

Në kushtet fatale të kohës së shkurtër për këtë përballje, kjo vlen sa nuk thuhet.

Lubonja është kandidati i duhur, edhe se gjendja e qeverisë dhe PS në Tiranë, pas burgosjes së Veliajt, pas 5D, pas inceneratorëve, është pikërisht ajo që ai ka përshkruar për vite me radhë. Teoria e tij e vjetër ‘e 2 bandave’, ku kishte parasysh dy partitë e mëdha, ka rënë, sepse tashmë ka vetëm 1 Bandë. Si qytetar dhe intelektual, është detyra dhe nderi i tij, që të angazhohet kundër Unibandës në pushtet.

Edhe nëse nuk e fiton bashkinë, kontrasti që ai do të sigurojë do të jetë portreti më i saktë i Edi Ramës dhe një telegram për fundin e pushtetit të tij.

Nuk kërkohet, pra, një ogert apo ogertë për Ogertën e Ramës, por një anti-Ramë, dikush që e bën duelin të duket i barabartë dhe i fitueshëm.

Opozitës, në Tiranë, i duhet një duel, jo një lojë luftash në grup.

Next Post
Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t’i shërbej Tiranës

Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t'i shërbej Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In