• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alfano: Frikë se emigrantët do zgjedhin rrugën përmes Shqipërisë

by Aalison Pearse Stevens
10/03/2016 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para takimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel, Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka deklaruar, se autoritetet italiane dhe shqiptare po bashkojnë përpjekjet për përgatitjen dhe parandalimin e një fluksi refugjatësh sirianë, afganë dhe irakenë përmes rrugës së Adriatikut nga Shqipëria në Itali.

Angelino Alfano, Ministër i Brendshëm i Italisë: “Puna që kemi bërë ditët e fundit me Turqinë shërben pikërisht për të evituar opsionin e rrugës së Adriatikut. Presidenti i Italisë është në kontakt me Kryeministrin e Shqipërisë dhe unë me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë vizitoi Romën javën e shkuar dhe unë do të vizitoj Shqipërinë brenda disa ditësh, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar fluksin e refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe për luftën kundër terrorrizmit.”

I pyetur për një mundësi të kalimit të 140.000 refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, Alfano  është shprehur se faktet nuk flasin për një evidencë të tillë.

 Angelino Alfano, Ministër i Brendshëm i Italisë: “Deri në këtë moment, ne nuk e kemi këtë evidencë. Eshtë në praktikën e punës tonë që të bëjmë parashikime, por edhe të shohim realitetin. Momentalisht ne nuk e kemi këtë evidencë të këtij fluksi të madh. Llogjika na thotë, që nëse do të ketë një fluks të madh nga Turqia dhe Para takimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel, Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka deklaruar, se autoritetet italiane dhe shqiptare po bashkojnë përpjekjet për përgatitjen dhe parandalimin e një fluksi refugjatësh sirianë, afganë dhe irakenë përmes rrugës së Adriatikut nga Shqipëria në Itali.nëse muret e vendosura përgjatë rrugës së Ballkanit do të ndërprisnin udhëtimin drejt Europës së Veriut,  atëherë mund të hapej rruga e Adriatikut përmes Shqipërisë. Por këtë na e thotë llogjika dhe jo faktet, ndaj ne jemi duke punuar për të evituar këtë prezumim që mund të shkaktojë këtë gjë negative. Ne kemi një qasje konkrete për marrëveshjen midis Turqisë dhe Bashkimit Europian. Të pasurit e një qasje konkrete na bën që të themi që të ndalosh fluksin nga Turqia, do të thotë të zvogëlosh të gjithë rrezikun e krijimit të ndarjeve të tjera në Europë për shkak të rrugës së Ballkanit dhe krijimin e rrugëve të tjera si ajo nga Shqipëria.”

Next Post

Digjet një shqiptar në Angli, tre adoleshentë të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In