Të dielën, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet do të vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri do të jetë të dielën, me 3 prill atje, ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potok dhe Mitrovicën”, ka thënë Gjuriç për mediat serbe.