Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë në “Elbasan Arena”. Pas shumë e shumë zërave për një ardhje të tij Shqipëri, për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, kryeministri serb ka vendosur të mos jetë prezent në stadium.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe sipas të cilave ai ka shmangur ardhjen në Tiranë pasi nesër do të zhvillojë një takim me zyrtarin britanik Hammond.
Kryeministri serb gjatë vizitës së tij në Tiranë iu bë ftesa publike nga kryeministri shqiptar Edi Rama për të barë së bashku Shqipëri-Serbi. Këto ditë ai tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do të jetë prezent në “Elbasan Arena” pasi më parë do të donte të dinte se kush do të ishte në stadium.
Madje në media për flitet se kryeministri shqiptar Rama ka anuluar edhe ardhjen e ministrit të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi për këtë ndeshje, në mënyrë që të shmanget çdo preukopim nga ana e serbëve.